Vёllezёr e motra
muslimanё,
Po afron dita e
bekuar, kur hёna e re do tё sinjalizojё
hyrjen e muajit Ramazan, qё me shumё
mall po e presim.
Muaji Ramazan ёshtё muaji i mesazheve tё
pastra hyjnore, si: mёshira, falja,
begatia e jetёs, tё jetuarit me All-llahun,
mallёngjimi pёr Resulull-llahin (a.s),
afrimi me leximin e Kur’anit, shtimi i
dhikrit, pёrkrahja e njerёzve nё nevojё,
angazhimi serioz pёr tё ndrequr gabime e
devijime nё sjelljen tonё, angazhimi pёr
tё parё secili nё veten e tij dhe
raportet me realitetin ku jeton, vendin
e tij nё shoqёri dhe raportet e
shoqёrisё me tё, pёrpjekja e vazhdueshme
pёr t’u bёrё thirrёs drejtё mёsimeve tё
fesё tonё tё pastёr islame, lutja e
sinqertё para duarve tё All-llahut,
Zotit tё Vetёm tё gjithёsisё etj.
Muaji i Ramazanit vjen pёr tё na dhёnё
njё mundёsi tё re pёr tё pastruar zemrёn
nga hijet e gabimeve e gjynaheve tё njё
viti, pёr tё pastruar mendjen nga mёsymjet
e ndryshme nё thelbin e tё cilave qёndron
çthurrja morale, fetare e njerёzore, pёr
tё ndriçuar veten me shtimin e
kontakteve tё vazhdueshme me All-llahun
Mёshirues.
Muaji i Ramazanit vjen pёr tё na lidhur
edhe mё shumё me njёri-tjetrin, pёr ta
konsoliduar vёllazёrinё tonё tё shenjtё
islame, pёr ta pastruar atё nga pluhuri
i kohёs, ndikimeve tё saj tё hirta, pёrpjekjeve
pёr ta zёvendёsuar atё me vёllazёri tё
tjera materiale, tё paqёndrueshme,
johyjnore.
Ky muaj i shenjtё, me mesazhet e pёrditshme
qё pёrhap ndёr ne, e forcon dhe e bёn
edhe mё solide vёllazёrinё e sinqertё
islame, ku muslimani ёshtё vёlla i
muslimanit, dёshiron pёr tё atё qё dёshiron
pёr veten e tij, largon prej tij atё qё
nuk do tё kishte dёshirё tё pёrballej me
tё nё jetёn e tij.
Muaji i Ramazanit vjen pёr tё na forcuar
edhe mё shumё nё fenё tonё, fenё e
baballarёve, fenё e fёmijёve e brezave
qё do tё vijnё; Islamin, nё kёtё
pragintegrim tё plotё tё vendit tonё nё
familjen e madhe evropiane. Me
identitetin tonё tё pastёr islam ne si
shqiptarё shkojmё drejt Evropёs, pёr ta
pasuruar kulturёn e saj me kulturёn tonё
islame, pёr ta ekuilibruar racizmin e
saj me mёsimet e tolerancёs, harmonisё,
drejtёsisё e marrёdhёnieve tё pastra tё
njeriut me vёllanё e tij njeri,
Krijuesin, shoqёrinё!
Muaji Ramazan vjen edhe si njё mundёsi
pendimi pёr tё gjithё ata qё gjatё
muajve tё shkuar, duke lidhur besёn e
tyre me Iblisin e mallkuar, janё bёrё
megafonё tё tij, duke e ndotur
atmosferёn shqiptare me mendime
diabolike e sёmundje tё lashta njerёzore
qё e bёjnё njeriun tё bjerё mё poshtё se
mё e fёlliqta e kafshёve a edhe mё
poshtё se kaq!
Muaji Ramazan vjen pёr tё kthyer te
secili prej nesh shpresёn e pёrhapjes sё
begatisё dhe mirёqenies nё realitetet
tona, duke u frenuar nga rrugёtimet e
hutuara nё rrugicat e haramit,
shfrenimit, hipokrizisё, meskiniteteve!
Muaji i Ramazanit ёshtё muaji i
Kur’anit. Le tё kthehemi me vullnet e
dёshirё nga drita e tij. Le tё bёhemi
pёrcjellёs tё kёsaj drite nё shoqёrinё
tonё, nё gjurmёt e sahabёve tё dashur e
brezave qё i pasuan me pёrkushtim deri
nё kёto ditё.
Muaji i Ramazanit ёshtё muaji i namazit.
Le tё kthehemi me pendim e pёrulje nga
dyert e tij. Le tё hedhim tutje
paragjykimet e frikёn e fjalёve tё botёs
dhe tё kthehemi nga namazi, pёr tё cilin
do tё pyetemi nё ditёn e gjykimit!
Muaji i Ramazanit ёshtё muaji i
muslimanit! Le tё kultivojmё kudo, nё
familjet tona, nё rrethet e ngushta,
ndenjat e vizitat tona, mirёsinё e madhe
hyjnore tё qenies tonё muslimanё! Le t’i
edukojmё fёmijёt tanё me dashurinё pёr
All-llahun, Resulull-llahin, Kur’anin,
namazin, xhaminё, vёllazёrinё e shenjtё
islame!
Tё dashur vёllezёr e motra muslimanё,
All-llahut Mёshirёbёrёs i lutem qё mёshira,
falja, bujaria e dashuria e Tij tё
pёrfshijё jetёn e secilit prej jush,
familjet e njerёzit tuaj tё dashur!
Lutem qё ky muaj i begatё tё sjellё çdo
tё mirё pёr ne, familjet tona, shoqёrinё
tonё!
Ramazan mubarek pёr mbarё ymetin islam!
Ves-selamu alejkum verahmetull-llahi ve
berekatuhu!
Imam Muhamed Sytari
Myfti i Zonёs Shkodёr