Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së hënës, më 16 prill 2012, në mbledhjen e radhës së tij, Këshilli i Myftinisë Shkodër ka diskutuar mbi disa çështje, ku më e rëndësishmja ka qenë zhvillimi i ekonomisë së Myftinisë nëpërmjet zhvillimit të vakëfit.
           
Këshilltarët kanë debatuar gjatë rreth menaxhimit sa më efikas të Qendrës Tregtare në Zdralej, që ndonëse nuk është inauguruar akoma, ka filluar të frekuentohet nga njësi të ndryshme tregtare që po afrohen dita-ditës.
           
Këshilltarët kanë dëgjuar edhe raportin e bërë nga administratori i Myftinisë, z. Kleves Kraja në lidhje me detajet e zhvillimit të kësaj qendre dhe më pas kanë dhënë mendimet e tyre për ecurinë e shëndetshme të kësaj qendre tregtare që pritet të sjellë të ardhura të konsiderueshme për arkën e Myftinisë Shkodër.
           
Këshilli ka miratuar në unanimitet edhe propozimin e Myftiut për botimin e një reviste studimore teologjike stinore të Myftinisë Shkodër, pasi ka dëgjuar arsyetimin e tij në lidhje me këtë propozim dhe angazhimin e teologëve, imamëve dhe studiuesve islamë në drejtim të suksesit të këtij projekti.
           
Në këtë mbledhje është diskutuar dhe debatuar edhe për disa çështje të tjera të brendshme të Myftinisë Shkodër, ku këshilltarët kanë dhënë mendimet dhe propozimet e tyre të vyera.           

Kjo ishte mbledhja e dytë e Këshillit të Myftinisë Shkodër për vitin 2012.

 

Këshilli i Myftinisë diskuton zhvillimin ekonomik të vakëfit - 16.4.2012

Këshilli i Myftinisë diskuton zhvillimin ekonomik të vakëfit - 16.4.2012