Nga minberi i xhamisë
së fshatit Boks, ditën e xhuma, më 13
prill 2012, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka bërë disa krahasime
duke iu referuar historisë së profetit
Jusuf (a.s) dhe realiteteve me të cilat
përballet ditë pas dite rinia dhe
shoqëria shqiptare.
Myftiu ka thënë se shembulli i
profetit Jusuf (a.s), i cili iu lut
Zotit që të burgosej më mirë se të binte
në kurthin e tundimeve epshore dhe
imoralitetit, është thirrja që duhet të
dëgjojë sot çdo i ri musliman dhe
shqiptar, teksa tërhiqet në heshtje
drejt humnerave të degjenerimit,
çthurrjes morale dhe asaj të besimit.
Myftiu ka kërkuar nga ët pranishmit
e shumtë që secili të marrë përgjegjësi
për të qernë thirrës islam drejt vlerave
të fesë së pastërtisë, për të evituar sa
më shumë largimin e rinisë nga feja dhe
mësimet e saj.
Në mes të tjerash, Myftiu ka
përmendur se: "Integrimi që kërkojmë ne,
në fakt, është vertikal dhe i
përshkallëzuar drejt pëlqimit të All-llahut
dhe veshjes përherë e më shumë me vlerat
e fesë tonë të pastër islame.
Integrimi që duan ata, është
përshkallëzim drejt degjenerimit,
shtëpive publike, imoralitetit, bekimit
të mallkimeve hyjnore! Në të vërtetë,
ata që nuk mësuan nga e kaluara e errët
e "luftës" së shqiptarëve me Zotin,
përveç se janë një turp i gjallë që
gjallon mbi këtë tokë, janë njëkohësisht
një shkak më shumë që ky popull të
ndëshkohet!
Zot na udhëzo drejt
pendimit dhe kthimit nga Madhnia e Jote!".
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka
kritikuar edhe drejtuesit lokalë të
zonës së Postribës, të cilët nuk
ndërhynë për të liruar një tokë vakëf të
grabitur në fshatin Drisht, duke mohuar
mundësinë e ndërtimit të një xhamie të
re në këtë zonë. Por, ai ka premtuar se
çështja e vakëfit në fshatin Drisht, do
të zgjidhet, me a pa ndërhyrjen e atyre
që duhet t’i kishin dhënë zgjidhje me
kohë kësaj grabitje të patolerueshme.
Myftiu ka bërë të ditur edhe disa
statistika, nëpërmjet të cilave ka
nxjerrë në pah shifrat e larta të
prostitucionit, vetëvrasjeve, grabitjes,
konsumimit të alkoolit, drogës dhe
përhapjes së imoralitetit në Shqipëri,
duke theksuar se kjo rrëshqitje kaq
flagrante drejt humnerave të
degjenerimit kombëtar, nëse nuk
pastrohet me istigfar, do ta pastrojë
ndëshkimi i pashmangshëm hyjnor!
Pas përfundimit të namazit të xhumasë,
Myftiu ka bërë një lutje të gjatë, që
është pasuar nga të pranishmit e shumtë
në xhaminë e fshatit Boks.
|
|
|
|