Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Që nga 17 marsi i këtij viti, kur për herë të parë gjatë punimeve për sistemimin dhe rehabilitimin e vakëfit te xhamia e Plumbit, dolën në pah rrënojat dhe themelet e vjetra të xhamisë së Qafës, nuk është ndalur puna për rregullimin e plotë të këtij zbulimi me vlera.
           
Paraditën e së mërkures, më 11 prill 2012, punimet janë vizituar edhe nga përgjegjësi i sektorit të zbulimeve arkeologjike pranë Agjensisë së Shërbimeve Arkeologjike në Tiranë, z. Syrja Lela.
           
Gjatë kësaj vizite, i shoqëruar edhe nga Myftiu i Shkodrës Iamm Muhamed Sytari, z. Lela ka shprehur vlerësimin e tij për punën e deritanishme për zbulimin e plotë të mureve të xhamisë së vjetër, si dhe disa varreve përreth saj. Ai ka shprehur interesimin e tij dhe të AShA që ndaj kësaj zone të tregohet kujdesi më i madh, në mënyrë që punimet të vazhdojnë në mënyrë sistematike dhe nën kujdesin e specialistëve të arkeologjisë, për nxjerrjen e mëtejshme të gjurmëve të vjetra që gjenden në këtë zonë.           

Vlen të theksohet se nga lajmërimi i parë i bërë në media për zbulimin e themeleve dhe gjurmëve të xhamisë së vjetër të Qafës, drejtues dhe specialistë të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, të AshA dhe Parkut Arkeologjik Shkodër, janë afruar për të dhënë asistencën e tyre në trajtimin e punimeve dhe vlerësimin e gjetjeve të ndryshme.

 

Vazhdon evidentimi i plotë i rrënojave të xhamisë së vjetër të Qafës

Vazhdon evidentimi i plotë i rrënojave të xhamisë së vjetër të Qafës

Vazhdon evidentimi i plotë i rrënojave të xhamisë së vjetër të Qafës