Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së enjtes, më 5 prill 2012, në Myftininë Shkodër është zhvilluar një mbledhje me imamët e qytetit. Gjatë saj është diskutuar rreth disa çështjeve që lidhen me realitetet shqiptare dhe rolin e imamëve në thirrjen e njerëzve drejt vlerave islame.

Është diskutuar rreth seriozitetit në marrëdhënie me institucionin dhe angazhimin për të punuar për një qëllim të vetëm, rritjen e harmonisë në mes të imamëve dhe xhemateve si dhe evitimin e çdo lloj tendence për të zbehur mirësinë e vëllëzërisë islame në mes të muslimanëve të Shkodrës.

Myftiu ka udhëzuar që duke nisur nga kjo e xhuma, në të gjitha xhamitë e Shkodrës të mbahen hytbe dhe vase në lidhje me ruajtjen e moralit dhe forcimin e familjes dhe marrëdhënieve në mes të antarëve të saj. Të flitet për sëmundejet e popujve të mëparshëm dhe ndëshkimet e tyre, si: homoseksualizmi, grabitja, vëllavrasja, kurvëria, imoraliteti, shirku etj, që po përhapen ditë pas dite, edhe me ndihmën e medias dhe njerëzve me pushtet, si një kolerë vrastare edhe në vendin tonë.

Është diskutuar edhe për ruajtjen e harmonisë fetare brenda xhamisë si dhe prezantimin sa më dinjitoz jashtë saj. Në këtë pikë, Myftiu ka kërkuar nga imamët që të ndalohet çdo person i paautorizuar për të kënduar ezanin në xhami, sikurse ka theksuar se këndimi i ezanit ka për qëllim qetësimin e njerëzve, jo stresimin dhe shqetësimin e tyre me zëra të papërshtatshëm për këtë traditë profetike.

Është lajmëruar se shumë shpejt, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me imamët, do të nisë një seri aktivitetesh xhami më xhami, ku do të përzgjidhen dy imamë-teologë për të mbajtur ligjërata të shkurtra para xhemateve, pas namazit të akshamit.

Njëkohësisht, është lajmëruar se ditën e shtunë, më 7 prill 2012, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon një aktivitet kombëtar për nder të hz. Muhammedit (a.s), në pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Gjatë takimit është diskuatuar edhe shumë çështje të tjera të brendshme, që kanë të bëjnë me funksionimin sa më të mirë të jetës fetare dhe xhamisë në Shkodër.
 

Ilir Dizdari

 

Imamët, të shtohet thirrja drejt vlerave morale - 5 prill 2012

Imamët, të shtohet thirrja drejt vlerave morale - 5 prill 2012

Imamët, të shtohet thirrja drejt vlerave morale - 5 prill 2012

Imamët, të shtohet thirrja drejt vlerave morale - 5 prill 2012