Ditën e xhuma, më 30
mars 2012, nëpërmjet minberit të xhamisë
së fshatit Shtoj i Vjetër, Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur
mbi fesadin dhe sëmundjet e popujve të
shkuar, që tërhoqën ndëshkimet hyjnore
të dëshmuara në Kur’an dhe të vërtetuara
shekuj më pas nga shkenca.
Në
hytben e tij, Myftiu i është referuar
degjenerimit dhe devijimit të popullit
të hz. Lutit (a.s), të cilët ishin të
parët që devijuan natyrën e marrëdhënies
në mes burrit dhe gruas, duke shkuar
mashkulli me mashkullin. Aty, ai ka
përdorur ajete kur’anore, nëpërmjet të
cilave ka nxjerrë në pah fëlliqësinë e
veprimit të këtij populi që u ndëshkua
me shkatërrim, djegie. Atë popull, Zoti
e bëri shembull për mbarë botën, duke e
bërë edhe tokën e tyre si një zonë të
vdekur, siç njihet sot vendi i tyre: “Deti
i Vdekur”.
Myftiu ka theksuar se:
"Ata që përhapin fesad në tokë, janë në
kundërshtim me rregullin e Zotit në tokë.
Ata që ringjallin sëmundjet e fëlliqura
të popujve të mëparshëm, tërheqin me
vete edhe ndëshkimet hyjnore mbi ata
popuj. Brenda pak kohësh kaluam tre
tërmete, për të cilët nuk lajmëroi asnjë
media. Vjet u përmbytëm nga uji, sivjet
u izoluam nga dëbora. Nuk e kujtojmë
herën e fundit kur ka rënë një pikë shi
mbi tokën tonë. Çfarë duhet të ndodhë më?
Bekuesit e paradave të njerëzve të
çthurrur, le të hedhin sytë nga Deti i
Vdekur dhe historia e tij. Pasha All-llahun,
këta njerëz do të ndëshkohen në këtë
botë para tjetrës, nëse nuk pendohen dhe
kthehen nga Zoti!
Fëlliqësi më
të madhe në këtë 100 vjetor të
pavarësisë së vendit tonë nuk mund të
kishte!?".
Myftiu ka dënuar
mbështetjen e paradës së pasuesve të
popullit të Lutit, në vendin tonë, duke
e konsideruar këtë si një gjurmë të
madhe turpi kombëtare në prag të 100
vjetorit të pavarësisë.
|