Paraditën e së
mërkures, më 28 mars 2012, Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur
për vizitë Kryeimamin në detyrë të
Ulqinit, Rifat ef. Jusufi.
Gjatë bashkëbisedimit është
diskutuar mbi rrugët e bashkëpunimit në
mes të dy myftinive, forcimin e lidhjeve
nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të
ndryshme fetare, kulturore e sociale në
dobi të besimtarëve.
Kryeimami i Ulqinit e ka përgëzuar
Myftiun e Shkodrës edhe për zhvillimet e
ditëve të fundit në vakëfin bri xhamisë
së Plumbit, ku po dalin në pah gjurmë të
traditave, kulturës dhe shpirtit islam
të Shkodrës, si gjurmët e vjetra të
xhamisë së Qafës, varret muslimane, urat
dhe reliktet e ndryshme islame që po
dalin dita-ditës në këtë zonë.
Është diskutuar edhe për zhvillimin
e aktiviteteve të përbashkëta në mes të
imamëve të dy myftinive dhe shtimin e
mundësive për aktivitete edhe në rang të
nxënësve të kurseve fetare të dy
myftinive.
Dy myftilerët kanë diskutuar edhe
për rrugët e zhvillimit të trajnimeve
profesionale për imamët e Shkodrës dhe
ata të Ulqinit, në rrugën e
perfeksionimit të prezanitimit të
vlerave të fesë islame në qendrat islame
të dy qyteteve.
|
|
|