Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Pasditën e së martës, më 20 mars 2012, Myftinia Shkodër ka organizuar tribunën fetare me temë: “Roli i imamëve në ripërtëritjen e Thirrjes Islame”, ku ka referuar teologu Bashkim Bajraktari, imam i xhamisë Tepe.
           
Në këtë aktivitet merrnin pjesë imamë të xhamive të Shkodrës dhe të Ulqinit, teologë, intelektualë e besimtarë. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Kryeimami i Ulqinit, Rifat ef. Jusufi dhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj.
           
Në ligjëratën e mbajtur para të pranishëmve, H. Bashkim Bajraktari ka hedhur dritë mbi rëndësinë që ka misioni i imamit dhe ftesa në Islam. Ai ka sjellur argumente të ndryshme, nëpërmjet të cilave ka nxitur vullnetin e imamëve drejt angazhimit sa më korrekt në marrëdhëniet e tyre me besimtarët dhe pjesëtarët e shoqërisë.
           
Referuesi, ka sjellur shembuj nga aktivizimi i xhemateve të xhamive të Shkodrës për zhvillimin e Thirjes Islame, duke bërë thirrje që imamët të bashkëpunojnë me xhematet për të mirën e xhamisë dhe vetë Thirrjes Islame.           

Aktiviteti është përshëndetur edhe nga Kryeimami i Ulqinit, Myftiu i Malësisë së Madhe dhe Myftiu i Shkodrës, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre në lidhje me temën e kësaj tribune fetare.

H. Bashkim Bajraktari, “Roli i imamëve në ripërtëritjen e Thirrjes Islame” - 20 mars 2012