Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së shtunës, më 17 mars 2012, Myftinia Shkodër ka vijuar punimet për pastrimin dhe sheshimin e territorit vakëf te xhamia e Plumbit. Gjatë punimeve kanë dalë në dritë edhe gjurmët e vjetra të themeleve dhe disa mure të vjetra të xhamisë së Qafës, që ka shërbyer si xhami e lagjes, shumë kohë para se të ndërtohej xhamia e Plumbit në vitin 1773.
           
Bashkë me këto themele, është thelluar gërmimi për nxjerrjen në pah të pjesës së mbetur të minares së gurtë të kësaj xhamie të lashtë, më se 300 vjeçare, që konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë islame dhe kombëtare të qytetit të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.
           
I pranishëm në këto punime ka qenë edhe Myftiu Imam Muhamed Sytari, i cili, në një prononcim për mediat e pranishme ka theksuar se ky zbulim është një arsye më shumë për të vijuar punimet për sistemimin e vakëfit të xhamisë së Plumbit. Ai ka theksuar se xhamia e Qafës është një ndër xhamitë e vjetra të Shkodrës, e cila u shkatërrua në vitin 1967 nga komunistët e pafé.

Myftiu ka theksuar se Myftinia Shkodër do të vazhdojë punimet për të nxjerrë edhe më tej në dritë themelet e plota të kësaj xhamie, që do të shërbejë si një relikte me shumë vlerë për besimtarët dhe për krejt vizitorët e kësaj zone me gjurmë të lashta islame.

 

Zbulohen themelet dhe muret e vjetra të xhamisë së Qafës në Shkodër

Zbulohen themelet dhe muret e vjetra të xhamisë së Qafës në Shkodër

Zbulohen themelet dhe muret e vjetra të xhamisë së Qafës në Shkodër

Zbulohen themelet dhe muret e vjetra të xhamisë së Qafës në Shkodër