Pasdrekёn e sё
shtunёs, mё 7 gusht 2010, Imam Muhamed
Sytari ka pritur nё Myftininё e Shkodrёs
dijetarin dhe ligjёruesin e mirёnjohur
nga Shkupi, dr. Zekerija Bajrami, i cili
ka mbёrritur nё Shkodёr nё kuadrin e
aktiviteteve qё zhvillohen nё kuadёr tё
pritjes sё muajit Ramazan.
Fillimisht ai i ka uruar mikut tё
shtrenjtё mirёseardhjen nё qytetin e
Shkodrёs dhe i ka uruar atij qёndrim tё
kёndshёm nё qytetin e dijes dhe dijetarёve.
Nga ana e tij, dr. Zekerija Bajrami ka
shprehur kёnaqёsinё e tij pёr kёtё
vizitё nё qytetin e dijetarit tё shquar
Vehbi Sulejman Gavoçi. Gjatё bisedёs sё
tij, ai ka rrёfyer momente tё shumta nga
kujtimet e tij nё shoqёri tё hoxhёs dhe
dijetarit me famё botёrore, Vehbi Gavoçi.
Mё pas, Myftiu e ka njohur mikun e tij
me aktivitetet e ndryshme qё zhvillon
Myftinia Shkodёr, sidomos nё kёto ditё,
nё prag tё muajit tё madhёrueshёm tё
Ramazanit. Nё kёtё kuadёr, ata kanё
dhёnё edhe njё prononcim pёr mediat e
pranishme nё kёtё takim. Me kёtё rast,
dr. Zekerija Bajrami ka uruar tё gjithё
besimtarёt muslimanё tё Shkodrёs pёr njё
agjёrim sa mё tё mbarё dhe vepra tё
pranuara nga Zoti i gjithёsisё.
Gjatё kёsaj vizite, Myftiu i Shkodrёs i
ka dhuruar mikut nga Shkupi njё komplet
me disa nga botimet e tij dhe disa nga
numrat e rinj tё gazetёs sё Myftinisё “Udha
Islame”.
Nё kёtё takim
prezantonin edhe Myftiu i Malёsisё sё
Madhe, H. Edmir Smajlaj, imami i xhamisё
Parrucё, teologu Naim Drijaj, imami i
xhamisё sё Kirasit, teologu Ylli
Buraniqi, imami i xhamisё sё Ajasmёs, z.
Bledar Xama, kryeredaktori i gazetёs “Udha
Islame”, thirrёsi islam Lavdrim Hamja
dhe teologu Arben Halluni.
Lavdrim Hamja
|
|
|
|