Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 16 mars 2012, nëpërmjet minberit të xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka folur mbi rëndësinë që ka angazhimi i besimtarit për t’u lartësuar në marrëdhënien e tij me Zotin, nëpërmjet dhikrit dhe lutjes.
           
Kjo hytbe ka përkuar edhe me 100 javët e para të drejtimit të Myftinisë Shkodër nga Imam Muhamed Sytari. Këtë fakt, ai e ka pohuar edhe në fillim të hytbes, ku ka thënë se: “Hytbeja e sotme përkon me 100 javët e para të mia në drejtim të Myftinisë Shkodër. Zgjodha ta mbaj në këtë xhami të lashtë e të shtrenjtë, që ka një vend të madh në zemrën time për historinë e saj dhe shpirtin e qëndrueshmërisë së shpirtit të besimit përballë femohimit dhe përpjkejeve djallëzore për ta shuar atë!”.
           
Nëpërmjet këshillave të kësaj hytbeje, Myftiu ka bërë thirrje që të pendohemi nga gabimet dhe gjynahet e përditshme dhe të mos jemi mosmirënjohës ndaj Zotit, i Cili na jep çdo ditë nga të mirat e Tij, ndërkohë që ne ia thyejmë urdhërat pa turp e ndrojtje.

Myftiu ka theksuar se humbja e kohës me gjëra që na largojnë nga Zoti bëhet shkak që zemra të nxihet dhe njeriu mos të ndjejë më afërsinë me Zotin, as shijen e dhikrit, as kënaqësinë e lutjes. Për këtë, ai ka thënë se mosmirënjohja ndaj All-llahut buron nga hutimi i zemrës dhe mosangazhimi për ta edukuar veten për të hyrë në rrugën e edukimit të nefsit dhe ushtrimit të dhikrit dhe lutjes në çdo kohë, sidomos në kohën pas mesit të natës deri në prag të namazit të sabahut.           

Më pas, Myftiu ka inspektuar në terren punimet që po bëhen për sistemimin e vakëfit para xhamisë së Plumbit. Myftiu ka parë prej afër daljen në pah të gjurmëve të minares së xhamisë së Qafës dhe themelet e saj të vjetra, për të cilat ka dhënë udhëzimet e tij për ruajtjen dhe rrethimin e tyre, si një trashëgimi e shtrenjtë islame kombëtare.

 

Nga Xhamia e Plumbit, Myftiu bën thirrje për kthim nga All-llahu - 16 mars 2012

Nga Xhamia e Plumbit, Myftiu bën thirrje për kthim nga All-llahu - 16 mars 2012

Nga Xhamia e Plumbit, Myftiu bën thirrje për kthim nga All-llahu - 16 mars 2012

Nga Xhamia e Plumbit, Myftiu bën thirrje për kthim nga All-llahu - 16 mars 2012