Pasdrekën e së martës,
më 13 mars 2012, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka inspektuar në terren vijimin e
ndërtimit të murit rrethues te vakëfi
bri Urës së Bunës.
Punimet në fjalë u ndërprenë gjatë
tre muajve të fundit për shkak të
temperaturave të ulëta që kaloi Shkodra.
Ndërkohë, me përfundimin e këtij muri
rrethues, do të bëhet sheshimi i vakëfit
dhe do të nisë procedura për ndërtimin e
xhamisë së re mbi truallin e xhamisë së
vjetër të Urës së Bunës.
Myftiu, pasi ka parë nga afër
cilësinë e punimeve ka shprehur
kënaqësinë e tij për ecurinë e
zhvillimit të këtij vakëfi, sikurse ka
përgëzuar skuadrën e ndërtuesve për
punën e tyre të palodhshme për ta kryera
sa më parë dhe me cilësi të lartë murin,
që do të shërbejë edhe si argjinaturë
bri Bunës.
|
|
|
|