Paraditën e së
martës, më 13 mars 2012, në mbledhjen e
tyre të jashtëzakonshme, imamët e
Shkodrës kanë dënuar provokimet fetare
që po ndodhin kundër vëllezërve
muslimanë shqiptarë në trojet tona në
Maqedoni. Ata kanë dënuar edhe djegien e
flamurit kombëtar, duke theksuar se këto
janë akte terroriste që nxisin urrejtje
fetare dhe destabilizojnë përpjekjet e
sinqerta të imamëve dhe prijësve fetarë
islamë në krejt trojet shqiptare për
harmoni e tolerancë ndërfetare. Më herët,
në karnevalet e Maqedonisë, është
abuzuar me Kur’anin, librin e shenjtë të
muslimanëve, akt i cili është
konsideruar si “mesjetar e barbar” nga
imamët e nderuar.
Në këtë tubim të imamëve është
përmendur edhe rasti i Prishtinës, ku
muslimanët provokohen me moslejimin e
ndërtimit të një xhamie të madhe atje,
pa marrë parasysh faktin se krejt Kosova
është muslimane, ndërkohë që tendencat
antiislame kanë ngulur rrënjë thellë në
atë tokë të dashur.
Imamët janë udhëzuar që gjatë
hytbeve të xhumave në vijim, të japin
mesazhe të urta për harmoninë fetare dhe
atë kombëtare, si dhe të nxisin frymën e
vëllazërisë në mes të muslimanëve.
Në këtë takim, imamëve u është
komunikuar edhe zhvillimi i një tribune
fetare, me datën 20 mars 2012, në orën
17.00 te salla e konferencave pranë
Medresesë së djemve, ku H. Bashkim
Bajraktari do të flasë mbi rolin e
imamëve në ripërtëritjen e Thirrjes
Islame.
|
|
|