Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e mërkurë, më 7 mars 2012 një përfaqësi e  Myftinisë së Shkodrës, e përbërë nga teologu Arben Halluni, z. Blendi Alushi (menaxher i pronave) dhe z. Kleves Kraja (administrator) kanë zhvilluar një takim zyrtar me Prefektin e Qarkut Shkodër, znj. Voltana Ademi në zyrën e kësaj të fundit.

Objekt i këtij takimi ka qenë nisja e punimeve për ndërtimin e bay-passit në zonën e livadeve, duke cenuar padrejtësisht pronën vakëf të hipotekuar të Myftinisë Shkodër.

Në një prononcim për mediat, teologu Arben Halluni ka deklaruar se ky projekt cenon pronën e Myftinisë Shkodër, e cila është  me dokumentacion të rregullt. Teologu Halluni më tej tha se institucioni i Myftinisë nuk është kundra investimeve të qeverisë, por në këtë rast meqenëse ka mundësi spostimi të projektit në drejtim të liqenit i kërkohet Prefekturës që të ndërhyjë pranë organeve kompetente të ngarkuara për këtë projekt që të rishikojnë edhe një herë mundësinë e zhvendosjes së projektit në një drejtim tjetër, duke u mbështetur në ligjet që mbrojnë shenjtërinë e pronës dhe në deklaratat e herë pas hershme të kryeministrit Berisha që komunitetet fetare të kenë prioritet në zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të tyre .

Nga ana tjetër Prefektia Ademi siguroi mbështetje të plotë në zgjidhjen e problemit dhe se do të ndërmarrë angazhim serioz për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe ligjore midis palëve.

Nga burime të sakta, projekti i by-passit në fjalë është devijuar dy herë të tjera për interesa të disa individëve në zonën në fjalë.

 

Prona e Myftinisë në zonën e livadeve midis cenimit dhe zgjidhjes - 7 mars 2012

Prona e Myftinisë në zonën e livadeve midis cenimit dhe zgjidhjes - 7 mars 2012

Prona e Myftinisë në zonën e livadeve midis cenimit dhe zgjidhjes - 7 mars 2012

Prona e Myftinisë në zonën e livadeve midis cenimit dhe zgjidhjes - 7 mars 2012