Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së mërkurës, më 7 mars 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të ngrohtë drejtorin e Shoqatës “Alternativa e së Ardhmes” – (ALSAR), me qendër në Tiranë, z. Mehdi Gurra.
           
Në këtë takim është diskutuar për rrugët e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si ndërtimi i xhamive, zhvillimi i arsimit fetar në xhamitë e Shkodrës, përkujdesja ndaj jetimëve, zhvillimi i fondit të bibliotekës së Myftinisë Shkodër, trajnimi i imamëve të kësaj myftinie etj.
           
Z. Gurra ka shfaqur gatishmërinë e shoqatës që ai drejton për zhvillimin e projekteve të ndryshme në rrugën e rritjes së prezencës islame në Shkodër dhe përtej saj. Ai ka marrë konfirmimin e Myftiut të Shkodrës për rritjen e bashkëpunimit në të mirë të Thirrjes Islame në rrethin e Shkodrës.
           
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Fondacionit “Islamic Relief”, Dr. Muhammed El-Waei, fondacioni i të cilit është një partner i ngushtë i Myftinisë Shkodër dhe është dëshmuar për zhvillimin e projekteve të ndryshme sociale, kulturore, arsimore  dhe fetare në dobi të komunitetit.
           
Në këtë takim është folur edhe për botimet dhe zhvillimin e aktiviteteve që promovojnë botimet e reja islame në gjuhën shqipe.
 

K. Kraja

 

Drejtori i ALSAR, vizitë në Myftininë Shkodër - 7 mars 2012

Drejtori i ALSAR, vizitë në Myftininë Shkodër - 7 mars 2012