Paraditën e së hënës,
më 5 mars 2012, imamët e qytetit të
Shkodrës kanë diskutuar mënyrat e
rritjes së angazhimit në fushën e
botimeve dhe zhvillimit të aktiviteteve
të ndryshme në funksion të përmirësimit
cilësor së prezencës së frymës islame në
qytet dhe përtej tij.
Imamët kanë rënë dakort se duhet
rritur cilësia e materialeve që botohen
dhe u serviren besimtarëve nëpërmjet
organeve të shtypit islam në Shkodër,
Shqipëri dhe në trevat shqiptare, si dhe
duhet shtuar kontributi i tyre për
gazetën e Myftinisë Shkodër “Udha Islame”
dhe përtej saj. Është bërë një krahasim
me të shkuarën, ku janë përmendur
botimet e hoxhallarëve të Shkodrës dhe
nevoja e ruatjes së traditave të vyera
në këtë drejtim.
Është diskutuar për projektin e një
botimi të ri të përvitshëm të Myftinisë
Shkodër, në të cilin do të mblidhet
kontributi i teologëve të Shkodrës, në
fusha të ndryshme të shkencave islame.
Ky botim, do të jetë një risi e re në
shërbim të rritjes së botimeve islame në
qytetin e Shkodrës.
Gjithashtu është diskutuar edhe për
aktivitetet e Myftinisë Shkodër, ku
është kërkuar që në çdo xhami të rritet
cilësia e vaseve, hytbeve dhe
aktiviteteve të tjera në shërbim të
komunitetit.
Është lajmëruar se ditën e
shtunë, më 10 mars 2012, Myftinia
Shkodër në bashkëpunim me Shtëpinë
botuese “Logos-A”, nga Shkupi, do të
organizojë promovimin e veprës:
“Muhammedi (a.s) – jeta dhe vepra” e
dijetarit të shquar H. Vehbi S. Gavoçi.
|
|