“Dhënia e sadekasë
për bamirësi, ndihmë ndaj nevojtarëve,
për ndërtimin e xhamive etj, është në
genin e muslimanëve shkodranë, të krejt
muslimanëve shqiptarë. Shyqyr Zotit që
na erdhi kjo ditë e begatë, që të kemi
nevojë për zgjerimin e xhamive tona. Kjo
do të thotë, se muslimanët e Shkodrës po
ndërgjegjësohen se kjo jetë nuk vlen pa
besimin në All-llahun dhe përuljen ndaj
Tij!
Dita-ditës po shohim se
realitetet e së kaluarës po përsëriten,
jo në formë, por në përmbajtje. Kjo na
bën që të punojmë përherë e më shumë për
përhapjen e shëndetshme të mësimeve të
fesë sonë të pastër islame, duke mos
toleruar asgjë dhe askënd mbi interesin
e fesë tonë!
Dikur, rreth viteve
1967, në emër të rinisë prisheshin
xhamitë dhe “luftohej” me Zotin!? Sot,
po në emër të rinisë, po luhet me
dinjitetin njerëzor dhe fetar të
shqiptarëve, duke u bërë reklamë
satanizmave dhe u ftuar drejt shirkut,
femohimit dhe moralit të tyre! Këtë, ne
si muslimanë, nuk duhet ta tolerojmë,
por të angazhohemi maksimalisht për këtë
fé!”- ka tërhequr vëmendjen e
besimtarëve të shumtë, të pranishëm në
faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e
lagjes Perash, më 2 mars 2012, Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka folur
edhe për zaptimin e vakëfeve. Ndër të
tjera ka theksuar: “Shumë prej vakëfeve
tona të shenjta janë zaptuar nga
muslimanë. Të ishin zënë nga
jomuslimanët, do të ngushëlloheshim
sadopak, duke e konsideruar si çështje
feje. Por, kur shohim muslimanë, të
cilët shpesh hiqen edhe si besimtarë,
pjesëmarrës në hapjen e xhamisë, por që
realisht janë zhytur në llumin e
materializmit dhe harameve, kjo na
ndërgjegjëson edhe më tepër për të mos
toleruar asnjë milimetër nga tokat tona
të shenjta! Ndërsa atyre, “muslimanëve
me yll në ballë”, u qoftë haram bracëria
dhe zaptimi i tokës, prej së cilës
marrin përditë mallkim!”.
Pas
faljes së namazit të xhumasë, Myftiu
është takuar me besimtarë të shumtë, të
cilët kanë shprehur gadishmërinë e tyre
për t’iu përgjigjur thirrjes së
Myftinisë Shkodër në rrugën e kthimit të
pronave dhe të drejtave të shenjta të
muslimanëve në Shkodër.
|
|
|
|