Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 2 mars 2012, para namazit të xhumasë, në xhaminë e Perashit është organizuar ceremonia e nisjes së punimeve për zgjerimin e xhamisë së lagjes.
           
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Në përshëndetjen e tij para të pranishëmve, Myftiu ka theksuar se kjo është një ditë e begatë për Shkodrën dhe besimtarët muslimanë.

“Shyqyr që na erdhi kjo ditë e lumtur që xhamitë e lagjeve të Shkodrës të kenë nevojë për t’u zgjeruar. Kjo tregon se populli po i kthehet fesë, megjithëse propaganda për zhveshjen nga morali i saj, në Shkodër e Shqipëri, është rritur si asnjëherë!”- ka theksuar Myftiu.
           
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë për zhvillimin e xhamive, në veçanti imamët dhe teologët që punojnë për këtë qëllim. Sikurse ka falënderuar edhe imamin e xhamisë së lagjes Perash, teologun Adem Pizga, për angazhimin e tij dhe interesimin për realizimin e këtij projekti të domosdoshëm për xhaminë e lagjes Perash.           

Më pas, Myftiu ka hedhur gur-themelin për fillimin e punimeve për zgjerimin e xhamisë së lagjes Perash, i shoqëruar nga tekbiret e besimtarëve.

 

Hidhen themelet për zgjerimin e xhamisë së lagjes Perash - 2 mars 2012

Hidhen themelet për zgjerimin e xhamisë së lagjes Perash - 2 mars 2012

Hidhen themelet për zgjerimin e xhamisë së lagjes Perash - 2 mars 2012

Hidhen themelet për zgjerimin e xhamisë së lagjes Perash - 2 mars 2012