Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Imam Muhamed Sytari
Myfti i Zonёs Shkodёr

Ditёt e prag-Ramazanit tё sivjetёm, sa vijnё dhe sjellin me vete dhurata e sihariqe nga mё tё ndryshmet pёr besimtarёt muslimanё tё Shkodrёs. Padyshim, njё ndёr kёto sihariqe tё paharrueshme ishte edhe inaugurimi i xhamisё sё re nё fshatin Vukatanё, qё u organizua paraditёn e tё xhumasё, mё 6 gusht 2010.
           
Nё postin e Myftiut tё Shkodrёs, isha i lumtur qё isha prezent nё mes tё vёllezёrve tё mi nё fshatin Vukatanё, qё kёtё ditё ishin rinuar e gjallёruar si asnjё herё tjetёr. Kudo ndjehej atmosfera e ngrohtё e kёsaj ngjarje tё shёnuar pёr mbarё komunitetin. Aty-kёtu, grupe fёmijёsh kёrcenin e gёzonin duke shfaqur para tё gjithёve ndjesinё e botёs sё tyre. Mbanin flamuj nё duar. Nga njёra anё, flamuri ynё kombёtar me bukurinё e tij kuq e zi. Nga ana tjetёr flamuri katërngjyrёsh i Emirateve tё Bashkuara Arabe.
           
Xhamia e re e fshatit Vukatanё ёshtё ndёrtuar nё tokёn e dhuruar nga familja Sadik Ramadani, fёmijёt e tё cilit kontribuan personalisht pёr ta ndёrtuar xhaminё e fshatit tё tyre deri nё njё cak, pas tё cilit do tё ishte familja emiratase e zonjёs Moza bint Rashid el-Utejbi qё do ta vazhdonte e plotёsonte atё.
           
Xhamia e re e fshatit Vukatanё, ёshtё e plotёsuar me tё gjitha ambientet e posaçme pёr kryerjen e tё gjitha riteve dhe nevojave tё ndryshme tё besimtarёe qё vijnё nё kёtё xhami. E hijeshon edhe minareja e bardhё, qё teksa e shikon duket se bashkohet me bardhёsinё e reve nё tabllonё e pashembullt blu...
           
Teksa bisedoj me dhuruesit e tokёs, njёri prej tyre, z. Myftari rrёfen: “Unё me vёllezёr jetojmё prej shumё kohёsh jashtё vendit. Njё ditё, u mblodhёm dhe menduam pёr tё parёt, tokёn, shtёpinё e vjetёr, miqtё e tё afёrmit. U thashё: Asgjё s’do ishte mё mirё sesa tё ndёrtonim njё xhami pёr shpirt tё babёs tonё. Mendimi im gjeti mbёshtetjen e vёllezёrve dhe kёshtu nisёm mbledhjen e fondeve, ndarjen e tokёs dhe ndёrtimin e xhamisё. Sot, shyqyr Zotit, ndjehem krejt i liruar nga kasaveti i saj. E pёrfunduam me sukses!”
           
Koha e inaugurimit tё xhamisё afrohet dhe tё gjithё presin me padurim momentin e prerjes sё shiritit. Sёbashku me kryetarin e komunёs Guri i Zi, z. Broz Marku dhe pёrfaqёsuesit e shoqatёs emiratase “Gjysёm Hёna e Kuqe” afrohemi te shiriti i kuq, pas tё cilit rruga drejt xhamisё sё re ёshtё e hapur...
           
Momenti i inaugurimit tё kёsaj xhamie tё re mё ngjante me njё mirazh tё bardhё, nё krahёt e tё cilit e ndjeja veten si udhёtar para dyerve tё xhamive tё panumёrta, nё prehrin e tё cilave jam ulur adhurues. Mё doli para syve Qabja e Madhnueshme, para sё cilёs mё kam qёndruar si i mpirё nga bukuria, malli, drita e madhёshtia... Para derёs sё Resulull-llahit (a.s) mё Medine, jam ndjerё si njё fёmijё i pёrmalluar pёr njё prind mёshirues e tё dashur, prej tё cilit nuk ёshtё ndarё asnjёherё me zemёr e shpirt, por qё largёsia materiale e ka mbajtur larg erёs sё tij... Para dersё sё Beni Umejes, nё Damask, aty ku ёshtё mbledhur madhёshtia e Islamit dhe tradita e lashtё e njё vendi tё bekuar nga lutjet e Resulit, jam ndjerё shumё i mbrojtur... Nga madhёshtia e historisё sё saj, nga bekimet e mё tё fundit profet, nga gjurmёt e kalorёsve tё bardhёsive... Tek dera e Ebu Ejjub Ensariut nё Stamboll, kam ndjerё thellёsinё e dashurisё, pastёrtinё e nijetit, pёrjetёsinё e lidhjes... Shumё dyer mё dolёn para syve nё kёtё moment inaugurimi...
           
Pas hyrjes nё xhami, u ulёm dhe dёgjuam ezanin e ёmbёl nga zёri i hafiz Shukriut, qё me pёrshpirtёsinё e botёs sё tij, na bёri tё meditojmё nё kuptimin e çdo fjalie prej fjalive tё ezanit...
           
Momenti i hytbes sё xhuma, mё mori pёr dore dhe mё shoqёroi nё shkallёt e minberit tё xhamisё sё re. Ai moment mё ngjante me njё bastun, ku mbёshtetesha qetёsisht duke marrё me radhё shkallёt e foltores profetike, prej sё cilave, pas pak do tё ngrihesha nё kёmbё hatib... Ishte hytbeja e parё nё kёtё prag-Ramazan, nga minberi i ri i njё xhamie tё re... Ishin sinjalet e para tё njё Ramazani tё mbarё e plot begati...
           
Pas pёrfundimit tё ceremonisё sё parё zyrtare tё faljes sё namazit tё xhumasё nё xhaminё e re tё fshatit Vukatanё, vura re se njerёzit pёrreth meje, vazhdonin tё jetonin momente tё gёzueshme e plot emocion. Pёrqafoheshin me njёri-tjetrin e me buzёqeshjet e tyre uroheshin pёr xhaminё e re.

Ishte si njё ditё Bajrami. Ishte Bajrami i prag-Ramazanit, qё kishte mbёrritur nё dyert e muslimanёve tё Vukatanёs... Bajrami i Xhamisё sё Re...             

Shkodёr, e xhuma, mё 6 gusht 201

 

Bajrami i njё Xhamie tё Re nё fshatin Vukatanё...6 gusht 2010

Bajrami i njё Xhamie tё Re nё fshatin Vukatanё...6 gusht 2010

Bajrami i njё Xhamie tё Re nё fshatin Vukatanё...6 gusht 2010

Bajrami i njё Xhamie tё Re nё fshatin Vukatanё...6 gusht 2010