Ditën e hënë, më 27
shkurt 2012, në xhaminë e Medresesë, pas
faljes së namazit të drekës, u zhvillua
një aktivitet fetar në kuadër të
përkujtimit të Mevludit Sherifë,
ditëlindjes së Profetit të Islamit a.s.
Krahas shumë besimtarëve dhe nxënësve të
medresesë së djemve merrnin pjesë
përfaqësues të Myftinisë, teologë, imamë,
drejtues dhe mësues të shkollës “Haxhi
Sheh Shamia”.
Aktiviteti u hap me
leximin e disa ajeteve kur’anore dhe me
fjalën e teologut Resmi Lika. Nga
Myftinia Shkodër përshëndeti
përfaqësuesi i saj, teologu Arben
Halluni, i cili ndër të tjera theksoi
se: “Përjetimi i kënaqësisë së
përkujtimit të Mevludit Sherifë nuk
është vetëm data 12 Rebiul-Evvel, por në
çdo datë dhe në çdo moment mund të
përjetohet natyrshëm kënaqësia e
përkujtimit të këtij njeriu të madh dhe
të përkryer për mbarë njerëzimin…”.
Ndërsa teologu Adil Cukali mbajti
ligjëratën rreth jetës dhe veprës
shembullore të Pejgamberit Muhamed a.s.
Gjatë referimit, ligjëruesi solli plot
shembuj të besimit, adhurimit dhe
moralit që ka shfaqur i Dërguari i
Allahut në kohën e tij, por që vlejnë
edhe për kohën e sotme dhe të ardhmes.
Në fund të aktivitetit, një grup
nxënësish të medresesë prezantoi një
program të shkurtër artistik me salavate,
ilahi dhe këndim të disa pjesëve të
Mevludit Sherif.
|
|