Pasditën e së xhumasë,
më 24 shkurt 2012, Këshilli i Myftinisë
Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e tij të
radhës, duke diskutuar mbi disa çështje
që lidhen me ecurinë e aktivitetit të
Myftinisë si dhe për disa projekte të
reja për të ardhmen e Thirrjes Islame në
Shkodër.
Në fjalën e tij, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka prezantuar para antarëve të
Këshillit të Myftinisë disa nga çështjet
e pazgjidhura nga viti i kaluar, ku ka
përmendur një shkresë të tetorit 2010
dërguar Këshillit të Bashkisë Shkodër në
lidhje me emërtimin e disa rrugëve dhe
sheshit bri xhamisë “Ebu Bekër”, për të
cilin ka theksuar se Myftinia do ta
përsërisë kërkesën e saj të neglizhuar
nga Këshilli i Bashkisë.
Në këtë mbledhje është diskutuar
edhe për zhvillimin e aktiviteteve me
rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, ku
Myftiu ka kërkuar që nëpërmjet këtyre
aktiviteteve të dalë në pah kontributi i
madh që hoxhallarët dhe prijësit islam
kanë dhënë për këtë vend. Ai ka theksuar
se ky kontribut, ka kohë që ka ngelur në
hije, si pasojë e politikave denigruese
ndaj vlerave islame në Shqipëri dhe
veçanërisht në Shkodër.
Është diskutuar edhe zhvillimi i
disa aktiviteteve shkencore dhe fetare
në muajin mars, në bashkëpunim me
partnerë në trojet shqiptare.
Këshilli i Myftinisë Shkodër ka
diskutuar edhe për shumë çështje të
tjera që lidhen me rolin që duhet të
kenë muslimanët në Shkodër dhe përhapjen
e mëtejshme të mesazheve të harmonisë
islame në mesin e muslimanëve dhe
xhemateve të ndryshme që ka Shkodra.
|
|