Pasditën e së enjtes,
më 23 shkurt 2012, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka marrë pjesë në pritjen që ka
organizuar Ambasada e Kuvajtit në Tiranë,
me rastin e 51 vjetorit të pavarësisë
dhe 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të
Kuvajtit.
Në fjalën e tij para të ftuarve të
shumtë, ambasadori i Kuvajtit në vendin
tonë, z. Najeeb Abdulrahman Al-Bader, ka
theksuar se marrëdhëniet midis Kuvajtit
dhe Shqipërisë janë në nivelet më të
mira dhe se këto marrëdhënie do të
forcohen edhe më shumë me praninë e
ambasadës kuvajtiane në Tiranë.
Gjatë kësaj pritje, Myftiu e ka
uruar ambasadorin Al-Bader me rastin e
festave kombëtare të Kuvajtit dhe e ka
falënderuar për kontributin që qeveria
kuvajtiane ka premtuar për realizimin e
disa projekteve në Shkodër.
Ndërkohë ambasadori i Kuvajtit ka
theksuar se shumë shpejt do të nisë puna
për realizimin e projektit për
rehabilitimin e plotë të Xhamisë së
Plumbit dhe disa projekte të tjera në
rrugën e bashkëpunimit dypalësh.
Myftiu e ka ftuar ambasadorin e
Kuvajtit për një vizitë zyrtare në
Shkodër duke shprehur se Shkodra është
mirënjohëse për kontributet e vyera të
miqve të saj të sinqertë.
|
|
|