Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së mërkures, më 22 shkurt 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur për vizitë një grup me studiuese të historisë islame, Kur’anit dhe jurisprudencës islame nga Turqia, që ndodhen për një vizitë disa ditore në Shkodër. Në përbërje të këtij grupi është studiuesja e historisë islame, znj. Kerime Polat, znj. Fatma Kucuk, drejtoreshë e një prej qendrave më me emër të hifzit të Kur’anit në Stamboll, hafizja e Kur’anit Feyza Tetik dhe znj. Sabahet Bilaç.
           
Gjatë bashkëbisedimit me vizitoret, Myftiu ka theksuar se kjo vizitë është me shumë rëndësi për motrat muslimane në Shkodër, që do të kenë mundësi të përfitojnë dije dhe kulturë besimi gjatë tubimeve shkencore dhe fetare që do të organizohen me këtë rast.

Myftiu ka vënë në dukje se historia islame është e mbushur me kontribute serioze të dijetarëve nga dy vendet tona dhe se bashkëpunimi dypalësh, është frut i atij shpirti të pastër e të sinqertë që ka lidhur paraardhësit tanë, që duhet të jetë fener udhëzues për të sotmen tonë të përbashkët dhe ecurinë solide drejt së ardhmes.
           
Imam Muhamed Sytari ka falënderuar kontributin e madh që japin shoqatat dhe fondacionet islame turke në Shqipëri, duke spikatur rolin e shquar të dijetarit dhe bamirësit islam Osman Nuri Topbash, gjurmët e të cilit janë të dukshme në zhvillimin e arsimit dhe kulturës islame në Shkodër dhe përtej saj.
           
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i ka dhuruar vizitoreve nga Turqia nga një gjurmë të trashëgimisë së hoxhallarëve të Shkodrës, duke përmendur se qyteti i Shkodrës është shquar historikisht si djep i hoxhallarëve të ditur, plot kulturë dhe botë shpirtërore. Në mesin e këtyre gjurmëve, Myftiu ka përmendur Kur’anin e Hafiz Halid Bushatit, dorëshkrimin e librit “Ejjuhel-veled” të Imam Gazaliut, me shkrimin e Jusuf ef. Tabakut etj.
           
Nga ana e tyre, vizitoret e kanë falënderuar Myftiun për pritjen dhe kanë uruar që këto takime të jenë burim i bashkëpunimit të mëtejshëm në rrugën e përhapjes së dritës së pastër të fesë islame.           

Grupi i studiueseve islame nga Turqia shoqërohej nga nën/drejtoresha e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e vajzave, znj. Elona Sytari.

 

Myftiu pret një grup me studiuese të Islamit nga Turqia - 22 shkurt 2012

Myftiu pret një grup me studiuese të Islamit nga Turqia - 22 shkurt 2012

Myftiu pret një grup me studiuese të Islamit nga Turqia - 22 shkurt 2012

Myftiu pret një grup me studiuese të Islamit nga Turqia - 22 shkurt 2012