Paraditën e së 
										mërkures, më 15 shkurt 2012, imamët e 
										Shkodrës kanë shprehur sërish 
										gatishmërinë e tyre për t’u solidarizuar 
										në të gjitha mënyrat me situatën e 
										krijuar nga reshjet e dëborës në vendin 
										tonë, ku janë krijuar zona të izoluara 
										dhe vështirësi komunikimi dhe furnizimi 
										me ushqime dhe ilaçe.
           
										
Në fjalën e tij para imamëve, Myftiu 
										Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar 
										iniciativën e Komunitetit Mysliman të 
										Shqipërisë për të ndihmuar nevojtarët në 
										këtë situatë. Ai ka falënderuar 
										kontributin e deritanishëm të imamëve të 
										Shkodrës dhe ka theksuar se edhe gjatë 
										këtyre ditëve do të vazhdojë mbledhja e 
										ndihmave dhe lutjet për njerëzit që kanë 
										nevojë dhe situatën e krijuar.
           
										
Myftiu ka theksuar se këtë të xhuma 
										do të bëhet sërish thirrje nëpër xhami 
										për të kërkuar ndihma dhe do të bëhen 
										lutje me xhemat për lehtësimin e kësaj 
										gjendje.
           
										
Në këtë mbledhje është diskutuar 
										edhe për vlerën e ruajtjes së harmonisë 
										dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të 
										besimtarëve, si një vlerë islame dhe një 
										kontribut për harmoninë kombëtare.           
										
Myftiu ka lajmëruar imamët se 
										paraditën e së shtunës, më 18 shkurt 
										2012, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë 
										do të organizojë në Tiranë një aktivitet 
										shkencor me rastin e 20 vjetorit të 
										daljes në qarkullim të gazetës “Drita 
										Islame”.
| 
										
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
