Ditёn e enjte, mё 5
gusht 2010, nё xhaminё e Parrucёs ёshtё
zhvilluar takimi i prag-Ramazanit i
Myftiut tё Shkodrёs Imam Muhamed Sytari
me imamёt e xhamive kryesore tё
Shkodrёs.
Nё udhёzimet e tij para imamёve, Myftiu
ёshtё pёrqendruar te domosdoshmёria e
angazhimit dhe seriozitetit pёr tё
pritur me shumё dinjitet kёtё muaj tё
begatё. Ai ka kёrkuar nga imamёt e
Myftinisё Shkodёr sensibilizim maksimal
pёr tё kryer si duhet shёrbimet fetare
tё kёtij muaji dhe pёrhapjen e dritёs sё
Thirrjes Islame nё çdo shtёpi, lagje e
rrugicё tё qytetit e fshatit.
“Ky ёshtё muaji nё tё cilin secili prej
nesh e ka pёr detyrё tё bёjё mё tё mirёn
e tij pёr tё lartёsuar thirrjen e
teuhidit nё kёtё vend. Ёshtё koha mё e
pёrshtatshme pёr afrimin e Islamit me
zemrat dhe mendjet e njerёzve. Ky ёshtё
muaji mё i madhnueshёm i vitit, prandaj
le tё angazhohemi maksimalisht pёr tё
qenё shёrbyes tё denjё tё fesё tonё tё
pastёr dhe mёsimeve tё saj!”- ka thёnё
ndёr tё tjera Myftiu.
Mё pas ai ka paraqitur para tё pranishёmve
disa prej aktiviteteve fetare, tubimeve
dhe organizimeve qё do tё zhvillohen
gjatё kёtij muaji nё Shkodёr. Ёshtё
diskutuar edhe pёr mundёsitё e krijimit
tё hapësirave për qarkullimin
e kuadrit,
xhami mё xhami, me qёllim krijimin e njё
fryme bashkёpunimi, vёllazёrie e
harmonie nё mes tё xhemateve dhe xhamive
tё qytetit e fshatit.
Pas udhёzimeve tё Myftiut, kanё folur
edhe disa prej imamёve tё pranishёm, tё
cilёt kanё dhёnё mendimet e tyre pёr
pasurimin e jetёs fetare islame nё
xhamitё pёrkatёse.
K.Kraja
|
|
|