Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

“O ju njerëz! Pendohuni, para se të vdisni! Shpejtoni drejt punëve të mira, para se të ziheni! Ruajeni lidhjen me Zotin tuaj, nëpërmjet përmedjes së Tij të shumtë dhe shtimin e sadekasë në të fshehtë dhe haptas: do të furnizoheni me rizk, do të triumfoni dhe do të keni përkrahje hyjnore!”.
           
Me këtë hadith të transmetuar nga Ibni Maxheh, ka nisur hytben e tij të kësaj xhumaje, më 10 shkurt 2012, në xhaminë e fshatit Bardhej, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
           
Gjatë saj, Myftiu ka bërë një krahasim në mes të veçorive me të cilat karakterizohet shoqëria islame dhe ato të shoqërive perëndimore. Myftiu ka theksuar: “Shoqëria islame është një shoqëri e mbushur me mbarësi, bereqet e përkrahje hyjnore që ndjehet kudo, në xhami, në shtëpi, në kafe më njëri-tjetrin, kudo që të jemi! Sepse muslimani është individ, që sa herë gabon, kërkon falje nga Zoti i tij. Sa herë gabon, vrapon ta ndreqë gabimin dhe të jetojë në harmoni me Zotin, me veten dhe me tjetrin. Hidhni pak sytë nga shoqëritë perëndimore, ku satanizmat sa vijnë e fuqizohen dhe mendjet degradojnë në shkallën e kafshërisë. Atje, do të gjesh meshkuj që kanë për gra, meshkuj. Atje, do të gjesh gra, që kanë për burra, gra! Shoqëritë perëndimore janë të ndotura nga shirku, që i ka verbuar mendjet dhe i ka bërë njerëzit të stakojnë funksionin normal të mendjes! Atje ka, çfarë nuk ka, Zoti na ruajtë dhe iu bëftë mbrojtje rinisë shqiptare për të mos rënë në këtë dekadencë morale, intelektuale dhe shpirtërore!”
           
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka përmendur edhe situatën e izolimit të shumë vendeve nga dëbora dhe ka kërkuar nga besimtarët që të solidarizohen me njerëzit e izoluar, në veçanti muslimanët prej tyre, duke mbledhur ndihma të ndryshme, duke u lutur dhe duke i kërkuar falje All-llahut për gjynahet dhe devijimin e rrugës së besimit!

Myftiu ka bërë edhe një lutje për të gjithë të izoluarit dhe ka shpjeguar se shfaqje të tilla atmosferike janë tregues të ndëshkimit, prandaj ka kërkuar që njerëzit të jenë më të vëmendshëm për punët që bëjnë, për dyfytyrësinë në marrëdhënie me Zotin, për përhapjen dramatike të kamatës, alkoolit, basteve dhe kumarit, për gënjeshtrat, mashtrimet, imoralitetin dhe përhapjen kanceroze të satanizmave në këtë vend.

Ilir Dizdari
Imam, Bardhej

 

“O ju njerëz! Pendohuni, para se të vdisni!” -  Bardhaj,10 shkurt 2012

“O ju njerëz! Pendohuni, para se të vdisni!” -  Bardhaj,10 shkurt 2012

“O ju njerëz! Pendohuni, para se të vdisni!” -  Bardhaj,10 shkurt 2012

“O ju njerëz! Pendohuni, para se të vdisni!” -  Bardhaj,10 shkurt 2012