Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e hënë, më 6 shkurt 2012, Qendra Islame Shqiptare-Amerikane në Phoenix të Arizonës, ka organizuar ceremoninë e përkujtimit të Lindjes së Hz. Muhammedit (a.s).
           
Aktiviteti ka nisur me këndimin e disa ajeteve kur’anore nga Imam Didmar Faja, prijës i AAIC në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas, ai ka prezantuar të ftuarin e kësaj ceremonie, Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari.

Nëpërmjet video-konferencës, Myftiu ka përshëndetur të pranishmit dhe u ka uruar këtë tubim të begatë, në shenjë të dashurisë dhe respektit për të dërguarin e All-llahut. Për rreth 45 minuta, ai ka folur mbi rëndësinë që ka pasimi i gjurmëve të Resulull-llahit (a.s) në jetë. Myftiu ka sjellur argumenta të ndryshëm, nëpërmjet të cilëve ka shpjeguar se si bota e sotme perëndimore po degradon në ndjekjen e udhëzimeve të shejtanit, duke ndryshuar ligjet e krijimit dhe natyrës humane. Këtu ai ka përmendur shembullin e homoseksualizmit, përhapjes së drogave, pijeve dehëse, imoralitetit dhe degjenerimit në shumë drejtime.

Myftiu ka tërhequr vëmendjen e besimtarëve muslimanë shqiptarë në Arizona që ta ruajnë besimin dhe fenë, si dhe ta përcjellin edhe ndër fëmijët e tyre pasi, siç ka thënë: “shqiptaria pa Islam nuk ka kuptim!”.

Myftiu ka folur edhe mbi rëndësinë që ka përkujtimi i Mevludit të këtij viti për shqiptarët, të cilët përkujtojnë në mbarë botën, 100 vjetorin e Shqipërisë.

Me këtë rast, Myftiu është lutur që kjo besëlidhje e shenjtë e shqiptarëve me Resulull-llahin të vazhdojë deri në ditën e fundit të kësaj bote, duke dëshmuar se Islami e ka mbrojtur kombin shqiptar nga tjetërsimi dhe asimilimi.

Në fund të fjalës së tij, Myftiu është lutur për mbarësinë e shqiptarëve në Arizona, për lulëzimin e besimit dhe fesë së pastër në mesin e muslimanëve atje dhe për sukseset e mëtejshme të Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane të Phoenix-it, që drejtohet me urtësi nga Imam Didmar Faja.

Myftiu ka këmbyer edhe një bashkëbisedim të ngrohtë me kryetarin e bordit të “Greenway Masjid”, z. Bardhyl Kosavrasti dhe muezinin e kësaj qendre, H. Ylber Fetahu, të cilët e kanë falënderuar në emër të besimtarëve të pranishëm dhe i kanë uruar suksese dhe mbarësi.

Më pas programi ka vijuar me fjalën e prijësit të AAIC, Imam Didmar Faja dhe këndimin e disa ilahive dhe salavateve nga të pranishmit.

 

Ceremonia e Mevludit Sherifë në Qendrën Islame Shqiptare në Arizona - 6 shkurt 2012

Ceremonia e Mevludit Sherifë në Qendrën Islame Shqiptare në Arizona - 6 shkurt 2012

Ceremonia e Mevludit Sherifë në Qendrën Islame Shqiptare në Arizona - 6 shkurt 2012