Pasdrekën e së dielës,
më 5 shkurt 2012, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari, ka pritur në një takim
pune Atashehun për Çështjet Fetare në
Ambasadën e Republikës së Turqisë në
Tiranë, z. Shaban Ishlek.
Gjatë këtij takimi, z. Ishlek i ka
përcjellur Myftiut të Shkodrës, selamet
dhe përshëndetjet e përzemërta të
Myftiut të Iskenderunit, z. Hamdi
Kavillioğlu, si dhe projektin për
ndërtimin e xhamisë në fshatin
Barbullush që do të ndërtohet me
donacionet e Myftinisë së Iskenderunit,
në kuadrin e binjakëzimit në mes të dy
myftinive.
Pasi ka parë me vëmendje projektin
dhe detajet e tij, Myftiu i Shkodrës ka
falënderuar interesimin e z. Ishlek për
Myftininë e Shkodrës dhe xhaminë në
fjalë, si dhe ka vlerësuar se projekti i
xhamisë së re në Barbullush është një
dhuratë e çmuar në atmosferën e ngrohtë
të përkujtimit të Lindjes së hz.
Muhammedit (a.s).
Myftiu ka
vlerësuar se projekti në fjalë i
tejkalon përmasat e një xhamie të
zakonshme, pasi është i pajisur me
anekse shumë të domosdoshme për jetën
fetare në zonën e Barbullushit.
Gjatë këtij takimi është folur edhe
për disa projekte të reja të Myftinisë
Shkodër dhe mundësitë e bashkëpunimit me
institucionet islame në Turqi.
Më herët, Atashehu turk ka
vizituar edhe Panairin e Librit Islam në
bibliotekën e Shkodrës, ku ka shprehur
vlerësimet e tij për këtë traditë të re
të Myftinisë Shkodër.
|