Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditën e së shtunës, më 4 shkurt 2012, ka çelur dyert e tij Panairi i Librit Islam në Shkodër. Kjo iniciativë e Myftinisë Shkodër është përshëndetur nga vizitorët e ndryshëm që kanë marrë pjesë në hapjen e panairit dy ditor, që zhvillohet në ambientet e bibliotekës së Shkodrës.
           
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, Drejtori i Bibliotekës Shkodër, z. Gjovalin Çuni, drejtues të institucioneve, intelektualë e besimtarë, që kanë shprehur vlerësimet e tyre për këtë aktivitet me vlera në qytetin e Shkodrës.
           
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Myftiu i Shkodrës ka theksuar se ky panair, që zhvillohet për herë të parë në Shkodër, vjen në kuadër të aktiviteteve me rastin e përkujtimit të lindjes së hz. Muhammedit (a.s). Ai ka theksuar se profeti Muhammed (a.s) ishte profeti i dijes, i lapsit, i shkrimit, i librit dhe i vlerave shkencore, prandaj është në nderin e Myftinisë Shkodër të organizojë këtë panair në këtë ditë të shënuar për mbarë botën islame.
           
Ai ka falënderuar të gjitha shtëpitë botuese nga: Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria që kanë marrë pjesë në panair, sikurse ka falënderuar edhe bashkëpunimin me bibliotekën e qytetit, që me shumë dashamirësi ka mirëpritur zhvillimin e panairit të librit islam në ambientet e saj.
           
Nga ana e tij edhe drejtori i bibliotekës, z. Gjovalin Çuni ka vlerësuar këtë aktivitet, që zhvillohet për herë të parë në Shkodër. Ai ka vënë në dukje se nevoja për librin është shumë e madhe dhe se marrëdhënia e njeriut me librin është e lashtë dhe e domosdoshme në jetë. Ai ka falënderuar Myftininë Shkodër për këtë iniciativë të dobishme për librin, dijen dhe kulturën në qytetin e Shkodrës.
           
Më pas, Myftiu ka shoqëruar Kryetarin e Bashkisë duke e njohur me shtëpitë botuese, botimet e tyre dhe kontributin që ato japin në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave islame dhe kombëtare nëpërmjet botimeve të tyre.           

Në Panairin e Librit Islam në Shkodër, kanë marrë pjesë tetë shtëpi botuese nga: Shkupi, Prishtina, Tirana dhe Shkodra.

Çel dyert Panairi i Librit Islam në Shkodër - 4, 5 shkurt 2012