E xhumaja e datës 3
shkurt 2012, ndonëse një ditë e ftohtë
me dëborë e shi, ka mbledhur me qindra
besimtarë në xhaminë e Parrucës, për të
kryer ritet e namazit të javës dhe për
të dëgjuar hytben në prag të Mevludit
Sherifë.
Nëpërmjet minberit të kësaj
xhamie, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka
përhajruar të pranishmit për këtë natë
të madhe dhe përkujtimin e ngjarjes së
shënuar të lindjes së begatë të hz.
Muhammedit (a.s).
Pasi e ka
falënderuar All-llahun për mirësinë e të
qenurit pjesë e ymmetit të hz.
Muhammedit (a.s), Myftiu ka konstatuar
se misioni me të cilin u dërgua profeti
i fundit i All-llahut, mund të
përkufizohet shumë mirë në hadithin e
shtatë lloje njerëzish, të cilët do të
jenë nën hijen e Arshit në ditën e
kijametit.
“Prijësi i drejtë, i
riu i lidhur pas adhurimit të All-llahut,
dy persona që duhen vetëm për hir të
All-llahut, një person i lidhur ngusht
me xhaminë dhe faljen e namazit, një
person që ftohet drejt imoralitetit dhe
thotë: “Unë e kam frikë All-llahun”, një
person që jep sadeka në fshehtësi, pa e
ditur e majta atë që dha e djathta dhe
ai që përkujton mirësitë e shumta të
All-llahut, por edhe gjynahet që ai bën
në hak të Tij dhe qan nga frika – janë
shtatë llojet e njerëzve që do ta
meritojnë këtë mirësi të madhe në ditën
e kijametit”- ka përmendur Myftiu.
Në hytben e tij ai ka ftuar
besimtarët që të bëhen pjesë e
aktiviteteve të ndryshme që do të
zhvillojë Myftinia Shkodër me këtë rast,
duke nisur me Panairin e Librit Islam në
Shkodër, që do të zhvillohet për dy ditë,
të shtunën dhe të dielën, më 4-5 shkurt
2012, nga ora: 9.00-17.00, ceremoninë
tradicionale të Mevludit, që do të
zhvillohet ditën e nesërme, më 4 shkurt
2012 në orën 12.00 në xhaminë e Parrucës
etj.
Një kronikë mbi hytben e
kësaj xhumaje është transmetuar edhe në
edicionet e lajmeve të televizioneve
lokale të Shkodrës.
|
|
|
|