Ditёn e xhuma, mё 30
korrik 2010, Myftiu i Shkodrёs Imam
Muhamed Sytari ka kryer ritet e namazit
tё xhuma nё xhaminё e Plumbit. Nёpёrmjet
hytbes sё tij, ai ka udhёzuar tё
pranishmit pёr tё trokitur nё dyert e
mёshirёs sё All-llahut (xh. sh). “Ditёt
qё po jetojmё janё tё mbushura me shanse
pёr t’u afruar me Krijuesin Fuqiplotё.
Edhe pak ditё dhe mbarё bota islame po
bёhet gati pёr tё pritur muajin e
madhnueshёm tё Ramazanit. Padyshim qё ky
muaj, sjell me vete edhe mёshirёn e
pakufijshme tё Mёshiruesit. Detyra jonё
si muslimanё ёshtё tё lutemi pёr kёtё
mёshirё, pёr tё cilёn nuk kemi nevojё
vetёm ne, por edhe shoqёria nё tё cilёn
jetojmё. Shqipёria dhe shqiptarёt, kanё
nevojё sot pёr mёshirёn e All-llahut,
pёr tё dalё nga realitetet e zymta, plot
harame e devijime, plot çthurrje e
imoralitet, plot varfёri e skamje, plot
mjerim e pёrpjekje pёr tё zёvendёsuar
gjurmёt e dritёs me errёsirё mesjetare!”-
ka thёnё ai.
Gjatё hytbes sё tij, Myftiu ka folur
edhe pёr xhaminё e Plumbit, pёr tё cilёn
ёshtё shprehur se mbetet kibla e
muslimanёve shqiptarё, por njёkohёsisht
edhe njё njollё turpi pёr tё gjithё. “Vitet
kalojnё dhe neglizhenca institucionale
ndaj kёsaj xhamie sa vjen e shtohet. Tё
gjithё jemi bashkёfajtorё pёr gjendjen e
kёsaj xhamie tё mrekullueshme, Myftinia
fillimisht, por edhe institucionet
shtetёrore qё nuk u intereson aspak pёr
gjendjen e saj! Erdhёn kohёra hipokrizie
e hipokritёsh!”- ka pёrfunduar Myftiu.
Nё kёtё prezencё tё tijёn nё xhaminё e
Plumbit, Myftiu i Shkodrёs, nuk ka lёnё
pa falёnderuar edhe imamin e kёsaj
xhamie, H. Mithat Myftia, i cili “ka
sakrifikuar dhe shёrbyer me shumё
dinjitet e pёrkushtim nё kёtё xhami,
sidomos gjatё kёtyre 20 viteve plot
vёshtirёsi e pёrmbytje pёr xhaminё mё tё
vjetёr tё Shkodrёs”.
V.Mehmeti
|