Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Në kuadër të aktiviteteve që përkojnë me përkujtimin e Lindjes së Begatë të hz. Muhammedit (a.s), Myftinia Shkodër po përgatitet për organizimin e panairit të parë të librit islam në Shkodër.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër ju fton të merrni pjesë në këtë panair, në të cilin do të prezantojnë shtëpitë botuese të librit islam, më të afirmuara në trevat shqiptare. Me qindra tituj librash pritet të jenë pjesë e këtij panairi me vlera.

Panairi dy ditor, do të zhvillohet ditën e shtunë dhe të dielë, më 4-5 shkurt 2012, nga ora: 9.00 – 17.00, në ambientet e brendshme të bibliotekës së qytetit.Mirë se të vini!

 

Panairi i parë i librit islam në Shkodër