Pasditën e së martës,
më 31 janar 2012, Myftiu Imam Muhamed
Sytari ka pritur në një takim të
përzemërt përfaqësuesit e Shtëpisë
botuese “Logos-A”, nga Shkupi, Zekerija
Ibrahimi dhe Afrim Gashi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar
mbi iniciativën më të re të Myftinisë
Shkodër për organizimin e panairit të
parë të librit islam në Shkodër, në
kuadër të përkujtimit të Lindjes së
Begatë të hz. Muhammedit (a.s).
Përfaqësuesit e Shtëpisë botuese
“Logos-A”, pasi kanë falënderuar këtë
nismë të Myftinisë Shkodër për
zhvillimin e panairit të parë të librit
islam në qytetin e Shkodrës, kanë
shprehur kënaqësinë e tyre për të marrë
pjesë në këtë panair. Ata i kanë
dorëzuar Myftiut listën me më shumë se
130 tituj librash në sfera të ndryshme
të shkencave dhe diturive islame, nga
botimet e kësaj shtëpie botuese, me të
cilët do të përfaqësohet në këtë panair.
Ata kanë theksuar se këto aktivitete
janë shumë të rëndësishme në kuadër të
dobisë së madhe që sjellin në shoqëri,
nëpërmjet përhapjes së librit.
Ndërkohë Myftiu theksuar se
botimet janë shumë të rëndësishme për
jetën e muslimanëve dhe se lidhja e tyre
me librin është shumë e veçantë, duke
pasur parasysh faktet e ndryshme
historike që nuk mund ta përfytyrojnë
muslimanin larg dijes, librit, botimeve.
Njëkohësisht, është lutur që ky panair
të jetë sa më i suksesshëm për të gjitha
shtëpitë botuese pjesëmarrëse dhe për
vizitorët e tij.
|
|
|