Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e shtunë, më 4 shkurt 2012, mbarë bota islame përgatitet të përkujtojë 1380 vjetorin e lindjes së hz. Muhammedit (a.s), të fundit të dërguar nga ana e All-llahut për udhëzimin e njerëzisë drejt Njësisë absolute të Zotit dhe fesë së mbarë të dërguarve, Islamit.
           
Me këtë rast, Myftinia Shkodër po përgatitet për të organizuar disa aktivitete, tubime fetare, tribuna shkencore etj, në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për mbarë njerëzimin dhe hiostorinë e tij.
           
Atmosfera e Mevludit Sherifë, siç quhet ndryshe lindja e begatë e hz. Muhammedit (a.s), ka nisur që në fillim të këtij viti, ku nëpërmjet tri hytbeve të para të vitit 2012, në xhaminë e Plumbit, të Parrucës dhe të Tophanës, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka folur rreth vlerës dhe madhështisë së kësaj ngjarje për botën dhe zhvillimin e Thirrjes Islame.
           
Myftinia Shkodër ka udhëzuar të gjithë imamët që gjatë kësaj periudhe të zhvillojnë ceremoni dhe aktivitete të ndryshme fetare me qëllim prezantimin sa më dinjitoz të personalitetit unik dhe misionit hyjnor me të cilin u dërgua Muhammedi (a.s).
           
Atmosfera e kësaj dite të shënuar ka nisur të ndjehet edhe në rrugët e Shkodrës, ku Myftinia Shkodër ka afishuar urime të ndryshme dhe postera, nëpërmjet të cilave lajmërohet lajmi i gëzueshëm i lindjes së njeriut të dërguar mëshirë për mbarë botërat.           

Në këtë atmosferë të gëzueshme, Myftinia Shkodër ka botuar edhe një kartolinë urimi, me anën e së cilës uron besimtarët, institucionet dhe qytetarët shkodranë me rastin e kësaj dite të bekuar.

 

Shkodra përgatitet të përkujtojë lindjen e Hz. Muhammedit (a.s)

Shkodra përgatitet të përkujtojë lindjen e Hz. Muhammedit (a.s)

Shkodra përgatitet të përkujtojë lindjen e Hz. Muhammedit (a.s)