Nga minberi i xhamisë 
										së Tophanës, të xhumanë më 27 janar 
										2012, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka 
										vazhduar të flasë mbi vlerën dhe 
										rëndësinë e përkujtimit të jetës dhe 
										misionit të hz. Muhammedit (a.s).
           
										
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka 
										nxitur vëmendjen drejt dashurisë 
										maksimale që duhet ët ketë muslimani për 
										të dërguarin e All-llahut, Muhammedin 
										(a.s), si rruga e vetme drejt udhëzimit 
										hyjnor.  
Myftiu ka ftuar të 
										pranishmit, sidomos të rinjtë, që të 
										kthejnë vëmendjen e tyre drejt 
										madhështisë së personalitetit të 
										Muhammedit (a.s), që ishte shembull i 
										përsosur në çdo gjë. Ai ka kërkuar që ta 
										lexojmë historinë e hz. Muhammedit 
										(a.s), jo për kulturë, por për dashuri 
										dhe si një thirrje e sinqertë besimi dhe 
										udhëzimi në jetë!
           
										
Myftiu ka ftuar besimtarët që ta 
										bëjnë Resulull-llahin (a.s) njeriun e 
										tyre më të dashur në jetë, sepse, siç ka 
										thënë Myftiu: “Kur njeriu e do dikë, 
										i shkon pas, i beson dhe nuk i dhimbset 
										asgjë në botë për të dhe pëlqimin e tij! 
										Ejani ta bëjmë Resulull-llahin (a.s) 
										njeriun tonë më të dashur, që të 
										përfitojmë bereqetet e kësaj dashurie në 
										jetën tonë! Ajo që dua të pyes sot është 
										se kush është njeriu më i dashur për të 
										riun shqiptar të kësaj kohe? Kush është 
										njeriu më i dashur për vajzat e reja 
										shqiptare që garojnë vit pas viti në 
										zhveshje? Përderisa shqiptarët dhe mbarë 
										bota nuk do të kenë Resulull-llahin 
										(a.s) më të dashurin e tyre, simbolin e 
										udhëzimit dhe pikëreferimin e tyre në 
										jetë, dijeni se nuk do të kenë të ardhme 
										të dritshme!”           
										
Ndërkohë, në hytben e dytë, 
										Myftiu ka lajmëruar besimtarët se me 
										mbarësinë e All-llahut, ditën e shtunë, 
										më 4 shkurt 2012, në orën 12.00, në 
										xhaminë e Parrucës, do të zhvillohet 
										ceremonia tradicionale me rastin e 
										përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. 
										Muhammedit (a.s).
| 
												 | 
| 
												
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 

.jpg)