Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së martës, më 24 janar 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu.

Pasi i ka uruar detyrën e re, Myftiu ka shprehur vlerësimin e tij për marrëdhënien serioze të institucionit të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër me Myftininë Shkodër. Ai ka vlerësuar se këto marrëdhënie reflektojnë harmoninë dhe bashkëpunimin e frytshëm në mes të institucioneve në Shkodër.

Më pas, Myftiu i ka dhuruar z. Cungu, ribotimin e veprës: “Muhammedi alejhisselam- Jeta dhe vepra”, të dijetarit të shquar islam nga Shkodra, Vehbi Sulejman Gavoçi. Me këtë rast është zhvilluar një bisedë plot vlera rreth personalitetit të profetit Muhammed (a.s), autorit të veprës dhe traditave të vyera të trashëgimisë së dijetarëve islamë të Shkodrës.

Nga ana e tij, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, pasi ka falënderuar Myftiun për vizitën, ka konfirmuar marrëdhëniet korrekte dhe serioze në mes të dy institucioneve, sikurse ka vlerësuar edhe kontributin e deritanishëm të Myftinisë Shkodër në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e traditave të spikatura të harmonisë dhe solidarizimit në shoqëri. Këtu, janë kujtuar edhe momentet e vështira të përmbytjes së vitit të kaluar dhe kontributit që ka dhënë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Myftinia Shkodër në përkrahje dhe solidarizim me njerëzit e përmbytur.

Më pas bisedat janë përqendruar te bashkëpunimi për zgjidhjen e disa ngërçeve në lidhje me shfrytëzimin dhe zhvillimin e pronave vakëf në disa komuna të Qarkut Shkodër, ku Myftiu ka kërkuar përkrahjen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut, brenda hapësirës ligjore.

Myftiu ka theksuar se në disa komuna, prona të ndryshme të Myftinisë janë zënë nga ndërtime pa leje, të cilat duhen pastruar për zhvillimin normal të vakëfit, që është në vetëvete edhe zhvillim për vetë komunat dhe zonat përkatëse.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu ka premtuar një angazhim maksimal dhe korrekt të institucionit që drejton në rrugën e zgjidhjes së problematikave të shtruara gjatë këtij takimi.

 

Myftiu takon Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër - 24 janar 2012

Myftiu takon Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër - 24 janar 2012

Myftiu takon Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër - 24 janar 2012

Myftiu takon Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër - 24 janar 2012