Pasdrekën e së
xhumasë, më 20 janar 2012, Myftiu Imam
Muhamed Sytari ka pritur në një takim
pune një delegacion nga Bashkësia Islame
e Kosovës, e kryesuar nga Drejtori për
Diasporën në BIK, z. Ekrem Simnica dhe
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë
Islame të Prishtinës, z. Bahri ef.
Sejdiu.
Gjatë këtij takimi të përzemërt
është diskutuar për situatën aktuale të
aktivitetit të ndërsjellët si dhe
përpjekjet për harmonizimin e
bashkëpunimeve dypalëshe.
Vëllezërit nga Kosova kanë shprehur
solidarizimin e tyre me fatkeqësitë që
përfshinë disa xhami të Shkodrës me
rastin e përmbytjeve të vjetshme, si dhe
me rastin e xhamisë së fshatit
Mes-Myselim, që po ndërtohet rishtas,
pas zjarrit që e rrafshoi në muajin maj
2010. Me këtë rast ata i dorëzuan
Myftiut të Shkodrës një kontribut të
vyer të grumbulluar me këtë shkak nga
besimtarët e xhamive të Kosovës.
Pasi i ka falënderuar për ndihmën
dhe përkrahjen bujare, Myftiu ka
theksuar se ky kontribut është një
dëshmi e rëndësishme e bashkëpunimit
institucional në mes të Bashkësisë
Islame të Kosovës dhe Myftinisë Shkodër,
si dhe një vlerë e rëndësishme që
karakterizon muslimanët shqiptarë në
solidarizimin e tyre për nevojat e
njëri-tjetrit.
Gjatë takimit është diskutuar edhe
për botimet dhe nevojën e shtimit të
tyre në funksion të rritjes së cilësisë
së botimeve islame në gjuhën shqipe dhe
ngritjes së nivelit të bashkëpunimit të
ndërsjellët në këtë drejtim.
Më pas, delegacioni nga Kosova, të
shoqëruar edhe nga Myftiu dhe stafi i
tij kanë bërë një vizitë në fshatin
Mes-Myselim, ku kanë parë nga afër
nivelin e punimeve për përfundimin e
xhamisë së re të fshatit. Gjatë kësaj
vizite, Myftiu i ka vënë në dijeni
vizitorët se kjo xhami ka nisur të
ndërtohet me kontribute të sinqerta
vullnetare të besimtarëve të Shkodrës,
në një moment shumë të vështirë për
Myftininë dhe besimtarët e kësaj zone.
Sot, falë Zotit, xhamia është në
përfundim e sipër dhe do të jetë një
dëshmi e gjallë e bamirësisë,
solidarizimit dhe bashkëpunimit të
muslimanëve shqiptarë në rrugën e
ngritjes së shtëpive të All-llahut në
këtë tokë.
Për nder të vëllezërve nga
Kosova, Myftiu ka shtruar një drekë,
gjatë së cilës janë këmbyer biseda të
ndryshme rreth frymës së bashkëpunimit,
zhvillimeve të fundit në tokat shqiptare
dhe nevojën e madhe të bashkimit të
fjalës për vepra të rëndësishme në
shërbim të interesit fetar dhe atij
kombëtar.
|
|
|
|
|