“Më 4 shkurt 2012,
mbarë bota islame përkujton ditën e
lindjes së Resulull-llahit (a.s). Nuk
është thjeshtë një datëlindje! Është një
ditë, prej së cilës duhet të nisim të
shohim në pasqyrën e marrëdhënies sonë
me Pejgamberin (a.s). Për të parë se sa
borxh i jemi Zotërisë së bijve të Ademit!
Për të parë, se sa e nevojshme është për
ne sot të mësojmë ta duam e ta pasojmë
realisht e pa ndrojtje Resulull-llahin
(a.s)! Ajo që shohim ditë pas dite në
shoqërinë tonë, nuk dëshmon sjelljen,
moralin dhe përshpirtësinë e pasuesve të
Muhammedit (a.s). Ku janë muslimanët në
realitetet shqiptare? Na është kalbur
zemra, na është ndryshkur shpirti! Po
rrugëtojmë ditë pas dite drejt greminave
të një dekadence shpirtërore, morale,
intelektuale e kulturore. Femohimi dhe
shirku nuk janë feja e jonë, nuk janë e
ardhmja e jonë, nuk janë vokacioni ynë!
Mësonju fëmijvë tuaj emrin e
Resulull-llahit (a.s)! Thyeni veshin e
tyre, sepse u janë bombarduar veshët
duke dëgjuar simbolet e shirkut,
femohimit, degradimit moral e shpirtëror!
Zbukuroni shtëpitë tuaja me përmendjen e
Muhammedit (a.s), mëshirës së dhuruar
nga Zoti i gjithësisë, i fundit profet
që plotësoi dërgesën e Thirrjes së
Teuhidit!”
Me këto fjalë i është
drejtuar Myftiu Imam Muhamed Sytari,
besimtarëve të pranishëm në faljen e
namazit të xhumasë, më 20 janar 2012, në
xhaminë e Parrucës.
Nëpërmjet
argumenteve të ndryshme, ai ka folur mbi
dashurinë ndaj të dërguarit të All-llahut
dhe nxitjen që bëhet në Kur’an dhe
hadith për ta shtuar këtë dashuri.
Nga minberi i xhamisë Parrucë,
Myftiu ka vënë theksin te nevoja e
përhapjes së lajmit të gëzueshëm të
lindjes dhe dërgesës profetike të hz.
Muhammedit (a.s) dhe te nevoja që ka
shoqëria shqiptare për modelin e
Muhammedit (a.s), për t’u pastruar nga
kjo dekadencë shpirtërore, morale,
intelektuale dhe kulturore.
V.
Mehmeti
|
|
|