Paraditën e së hënës,
më 16 janar 2012, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka inspektuar në terren,
përfundimin e një faze të rëndësishme
meremetimesh në xhaminë e fshatit Shtoj
i Vjetër.
Që nga muaji i kaluar,
imami i xhamisë, këshilli dhe xhemati i
kësaj xhamie u ankuan në Myftininë
Shkodër për amortizimin e dritareve të
kësaj xhamie dhe domosdoshmërinë e disa
ndërhyrjeve në objektin e saj.
Duke e konsideruar si të domosdoshme
ndërhyrjen, Myftinia investoi për
riparimin e dëmeve, meremetimin e
dritareve dhe rregullimin e pamjes së
jashtme dhe të brendshme të kësaj xhamie.
Sot, ndonëse një ditë e ftohtë në
Shkodër, ambienti brenda xhamisë së
fshatit Shtoj i Vjetër ishte më i
ngrohtë se më parë. Gjithandej dukeshin
gjurmët e punës dhe përfshirjes së
besimtarëve në lyerjen e objektit,
sistemimin e xhamisë dhe përgatitjen për
të pritur ditën e xhuma, me një pamje të
re, më tërheqëse dhe më pranë dëshirës
së besimtarëve.
Me këtë rast,
Myftinia Shkodër falënderon të gjithë
besimtarët e përfshirë në këtë vepër të
mirë të përbashkët për sistemimin dhe
zbukurimin e ambienteve të xhamisë së
fshatit Shtoj i Vjetër.
|
|
|