Me rastin e Natёs sё
Madhe tё Gjysmёs sё Shabanit, nё xhaminё
e Parrucёs ёshtё organizuar njё
aktivitet fetar, nё kuadrin e tubimeve
fetare qё organizon Myftinia Shkodёr nё
pritje tё muajit tё madhёrueshёm tё
Ramazanit.
Aktiviteti qё ёshtё prezantuar nga
thirrёsi islam Lavdrim Hamja, ёshtё
hapur me kёndimin e ajeteve tё para tё
sures “Duhan”, nga teologu Ethem Haliti,
i rikthyer pёr pak ditё nё Shkodёr pas
shumё viteve.
Mё pas, fjalёn e ka marrё H. Edmir
Smajlaj, Myfti i Malёsisё sё Madhe. Nё
fjalёn e tij, ai ka folur mbi vlerёn e
madhe qё kanё kёto ditё tё madhnueshme,
ku muslimanёt janё tё ftuar pёr tё
rregulluar marrёdhёniet e tyre me Zotin
e gjithёsisё. Ai ka kёshilluar tё
pranishmit pёr tё ndjekur rrugёn e
profetit Muhammed (a.s) nё kёto ditё, ku
muslimani duhet tё kapet mё shumё se
kurrё me traditat e fesё sё tij tё
pastёr.
Aktiviteti ka vijuar me fjalёn e
teologut Naim Drijaj, imam i xhamisё
Parrucё, i cili ka referuar mbi mёnyrat
e pritjes sё muajit tё Ramazanit.
Nёpёrmjet shembujve konkretё, ai ka
treguar dobitё e shumta tё kёtij muaji
tё begatё qё po rikthehet nё meset e
muslimanёve. Njёkohёsisht ai ka nxitur
besimtarёt drejt rrugёve tё paqtimit me
njёri-tjetrin, shtrimin e sofrave tё
vёllazёrisё nё Ramazan, vizitёn ndёr tё
sёmurё, nevojtarё e tё afёrm.
Mё pas ёshtё kёnduar sureja “Jasin” dhe
disa dhikre me xhemat, tё cilat janё
mbyllur me duanё e hatmes dhe disa kёshilla
tё vyera nga H. Faik Hoxha, Myfti Nderi
i Shkodrёs, i cili ka uruar gjithё tё
pranishmit pёr kёtё natё tё begatё.
Aktiviteti ka kulmuar me kёndimin e njё
pjese nga Mevludi dhe disa ilahi nga
teologёt Resmi Likaj dhe Ethem Haliti.
Nё fjalёn e mbylljes, Myftiu i Shkodrёs
Imam Muhamed Sytari, ka tёrhequr vёmendjen
e besimtarёve tё pranishёm drejt
angazhimit tё pёrhershёm me pёrmendjen e
All-llahut. Nёpёrmjet haditheve tё
shumta, ai ka treguar vlerёn e madhe qё
ka dhikri nё vijimёsi. Sikurse ka nxitur
shtimin e mexhliseve tё dhikrit,
salavatit e kёndimit tё Kur’anit nё
xhamitё e Shkodrёs.
Ilir Dizdari
|
|
|
|
|
|
|
|