Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditën e së shtunës, më 14 janar 2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, priti në një takim të përzemërt z. Don Augusto Tino Negri, drejtor i “Centro F. Peirone” për Studimet dhe Marrëdhëniet Kristiano-Islame, nga Arqidioqeza e Torinos, që shoqërohej nga z. Paolo Girola, kryeredaktor i shërbimeve gazetareske në Rai, Torino.
           
Gjatë takimit, miqtë janë interesuar të zhvillojnë një intervistë me Myftiun e Shkodrës, në qendër të së cilës ka qenë situata e besimit dhe institucioneve fetare gjatë komunizmit, marrëdhënia e shqiptarëve me fenë pas viteve 1990, realiteti i sotëm i fesë në Shkodër e Shqipëri, si dhe marrëdhëniet ndërfetare në Shkodër.
           
Gjatë bashkëbisedimit, që ka zgjatur mbi një orë e gjysëm, Myftiu i Shkodrës ka theksuar se pavarësisht situatave të vështira që kaluan shqiptarët nën regjimin komunist, ai nuk arriti ta zhdukë shpirtin besimtar të shqiptarëve. Myftiu ka theksuar se shqiptarët e ruajtën besimin në zemër dhe me ardhjen e proceseve demokratizuese të vendit, nuk ngurruan të ndihmonin njëri-tjetrin në rihapjen e institucioneve fetare në vend.
           
I pyetur për vuajtjet e besimtarëve gjatë komunizmit, Myftiu ka përmendur me shembuj konkretë sesi sistemi ateist i kohës, i persekutoi besimtarët dhe drejtuesit shpirtërorë të tyre, në mënyrat më barbare dhe më denigruese. Por, theksoi Myftiu, shpirti i besimit triumfoi, si përherë, mbi ateizmin dhe njerëzit që i shërbyen me devocion atij. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Imam Muhamed Sytari ka thënë se: “Periudha gjatë së cilës shteti shqiptar deklaronte me të madhe se jemi i vetmi vend ateist në botë, është një njollë e madhe turpi që nuk do të fshihet asnjëherë nga historia e jonë kombëtare!”
           
Më pas biseda është përqendruar edhe te bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër dhe realiteti i sotëm i marrëdhënieve në mesin e institucioneve përkatëse. Me këtë rast, Myftiu u ka dhuruar miqve “Buletin-in” e përvitshëm të Myftinisë Shkodër dhe disa numra të gazetës së përmuajshme “Udha Islame”, ku lexohet qartë angazhimi i Myftinisë Shkodër për ta kultivuar dhe ruajtur të paprekshme harmoninë ndërfetare, si një vlerë e çmuar e shoqërisë besimtare në Shkodër.           

Vizitorët nga Torino janë interesuar të dijnë edhe rreth gjurmëve të trashëgimisë islame në Shkodër, historisë së dijetarëve dhe hoxhallarëve të shkuar etj. Gjatë përgjigjeve të tij, Myftiu ka vënë në dukje se roli i hoxhallarëve të shkuar të Shkodrës ka qenë shumë i madh në edukimin e brezave me besimin në Një Zot dhe respektin e ndërsjellët me besimtarët e feve të tjera. Ata, theksoi Myftiu, na e lanë trashëgim se: “Njeriu është vëlla i njeriut” dhe se: “Një popull, individët e së cilit nuk e respektojnë njëri-tjetrin, nuk mund të ecë përpara as mund të ketë të ardhme!”.

 

 

Drejtori i “Centro F. Peirone”, Don Augusto Negri, viziton Myftininë Shkodër - 14 janar 2012

Drejtori i “Centro F. Peirone”, Don Augusto Negri, viziton Myftininë Shkodër - 14 janar 2012

Drejtori i “Centro F. Peirone”, Don Augusto Negri, viziton Myftininë Shkodër - 14 janar 2012

Drejtori i “Centro F. Peirone”, Don Augusto Negri, viziton Myftininë Shkodër - 14 janar 2012

Drejtori i “Centro F. Peirone”, Don Augusto Negri, viziton Myftininë Shkodër - 14 janar 2012