Nëpërmjet hytbes së
xhumasë, më 13 janar 2012, të mbajtur në
xhaminë e Plumbit, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari ka lajmëruar se
ditën e shtunë, më 4 shkurt 2012, mbarë
bota islame përkujton ditën e 12-të të
pranverës së parë, ndryshe muaji i
lindjes së hz. Muhammedit (a.s).
Me këtë rast, Myftiu ka nisur të
flasë për ndjenjën e krenarisë dhe
mburrjes që duhet të ndjejë çdo musliman
në botë, për faktin e qënies pasues i hz.
Muhammedit (a.s) dhe ndjekës dhe
besimtar në misionin me të cilin u
dërgua si mëshirë për mbarë botërat.
Në hytben e tij, Myftiu ka theksuar
se: “Nëse bota mburren me të mëdhenj, me
të ditur e njerëz me pozita, ne mburremi
që jemi pasuesit e hz. Muhammedit
(a.s), më të dashurit të krijesave të
All-llahut, të fundit pejgamber, njeriut
që nxori botën nga errësira në dritë, me
udhëzimin e All-llahut!”.
Gjatë hytbes së kësaj xhumaje,
Myftiu ka shpjeguar edhe disa nga
argumentet që vërtetojnë madhështinë e
dërgesës profetike të hz. Muhammedit
(a.s) dhe faktin e dërgesës së tij
mëshirë për botërat, garanci dhe siguri
hyjnore për ymetin e tij.
|
|
|
|