Paraditën e së enjtes, 
										më 12 janar 2012, Myftiu i Shkodrës Imam 
										Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe nga 
										menaxheri i pronave të Myftinisë, z. 
										Blendi Alushi, ka inspektuar varrezën e 
										vjetër mbi kodrën e lagjes “Liria”. 
										
Ndonëse në një terren shumë të 
										vështirë, vakëfi në fjalë, gjendet në 
										mes të ish- Shtëpisë së Pritjes dhe 
										kalasë Rozafa. Kjo pronë vakëf, rreth 24 
										mijë metër katror, ka në përbërje të saj 
										varre të shumta të muslimanëve të 200 
										viteve të fundit të kësaj zone.
										Ndonëse, pjesa dërrmuese e këtyre 
										varreve janë mbuluar nga shkurret, 
										ferrat dhe bimët e tjera të egra dhe 
										ndodhet në një terren të pjerrët shumë 
										të vështirë për t’u eksploruar, ato 
										vazhdojnë të jenë dëshmitarë të një 
										tradite dhe kulture të vjetër islame të 
										qytetit të Shkodrës dhe të lagjeve 
										përreth saj.
Nga inspektimet e 
										bëra ditën e sotme, janë gjetur varre të 
										ndryshme, gurët e të cilëve dëshmojnë se 
										në këtë zonë janë varrosur hoxhallarë, 
										drejtues ushtarakë, fëmijë etj.
										Nëpërmjet këtyre inspektimeve, Myftinia 
										Shkodër ka për qëllim të nxisë nxjerrjen 
										në pah të këtyre gjurmëve të 
										trashëgimisë sonë islame dhe tërheqjen e 
										vëmendjes së masës islame të Shkodrës 
										drejt ringjalljes së traditave të vjetra 
										në raport me varrosjen e të vdekurve 
										muslimanë dhe largimin nga risitë e 
										kohës, që nuk kanë asnjë lidhje me 
										vlerat islame dhe traditat tona.
| 
												
												 | 
| 
												 | 
| 
												 | 
| 
										
												 | 
| 
												 | 
