Paraditën e së
mërkures, më 11 janar 2012, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i
shoqëruar edhe nga menaxheri i pronave
të Myftinisë Shkodër, z. Blendi Alushi,
ka inspektuar gjendjen e aktuale e të
Varrezave Komane, të njohura në Shkodër
si: “vorret muslimane”.
Pas ndërhyrjeve konkrete për
pastrimin e territorit që Myftinia bëri
disa muajve më parë, sipërfaqja e kësaj
varreze të vjetër është pastruar nga
shkurret e shumta dhe bimët e egra që ia
kishin marrë frymën dhe ia kishin zënë
pamjen.
Tashmë, para syve të
krejt kalimtarëve, por edhe të
vizitorëve të ndryshëm, paraqitet një
sipërfaqe e madhe prej rreth 26 mijë
metër katror, në të cilën janë
shpërndarë varre të ndryshme, në të
cilat pushojnë muslimanët shkodranë të
200 viteve të fundit.
Gjatë këtij inspektimi, Myftiu ka
evidentuar disa varreza, të cilat i ka
konsideruar si të veçanta, përsa i
përket moshës së tyre, shënimeve,
epitafeve dhe llojit të gurëve, që janë
vendosur mbi ta.
Myftinia Shkodër po studion
mënyrën më të mirë të shfrytëzimit të
kësaj varreze dhe evidentimin e gjurmëve
që i përkasin trashëgimisë islame të
Shkodrës dhe përtej saj në mesin e tyre.
|
|
|
|