Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Në hytben e parë të vitit 2012, mbajtur në xhaminë “Ebu Bekër”, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka folur rreth sprovave në besim dhe qëndrueshmërisë para tyre.
           
Ai ka theksuar se ky vit, në të cilin sapo kemi hyrë, do të jetë me mbarësi të All-llahut, vit në të cilin Evropa dhe bota do të kthehen fuqishëm nga vlerat e fesë islame dhe teuhidi i Zotit.
           
Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje që të bashkohen duart e muslimanëve në Shkodër, në rrugën e ngritjes morale, shpirtërore dhe spikatjen e vlerave të fesë islame në këtë shoqëri, që siç ka thënë Myftiu: “zhytet dita-ditës në llumin e dekadencës morale dhe zhvishet nga vlerat e besimit drejt injorancës”.
           
Myftiu ka kërkuar nga besimtarët të kuptohet se: “Fetarizmi i vërtetë, nuk është çështje anëtarësimi a aderimi formal e i thatë, as pretendim sipërfaqësor! Ai nuk dëshmohet vetëm me frekuentimin rutin të faltoreve. Vërtetësia e besimit në All-llahun, nuk arrihet me leximin e dhikreve, as me përsëritjen e ajeteve a tundjen e kokës e të trupit saherë dëgjohen tinguj të ëmbël! Fetarizmi i vërtetë është një bashkim i suksesshëm i kulturës së plotë mbi fenë e All-llahut dhe ligjin e Tij, shoqëruar me një kuptim të saktë të urdhëresave dhe ndalesave hyjnore! Ai ngulit në zemër moralin e lartë, virtytet më të mira njerëzore dhe cilësinë e të qenurit çelës i së mirës dhe dry i së keqes në shoqëri!”
           
Gjatë hytbes së tij, Myftiu i është referuar edhe historisë së sahabiut Hubejb ibni Adij (r.a), i cili u kryqëzua në Mekkë nga idhujtarët e saj. Ai nuk pranoi ta ndërronte fenë e tij dhe u martirizua në kryq duke mbrojtur teuhidin dhe dashurinë për hz. Muhammedin (a.s).
           
Myftiu ka kërkuar që shembulli i këtij sahabiu të mos largohet për asnjë moment nga vëmendja e muslimanëve shqiptarë, sidomos në këto ditë kur tundimet për t’u zhveshur nga Islami dhe vlerat e tij janë më të mëdha se kurrë.
           
Njëkohësisht, në hytben e dytë Myftiu ka folur edhe për problemin e pronave, duke theksuar se me mbarësi të All-llahut, ky vit do të jetë një vit suksesesh për Myftininë Shkodër dhe se zullumbërësit dhe të gjithë ata që kanë zaptuar pa të drejtë tokat e muslimanëve, do të meritojnë turpin e kësaj bote, para ndëshkimeve të jetës së përtejme!           

Me rastin e restaurimit të xhamisë “Ebu Bekër”, Myftinia Shkodër kishte organizuar edhe një koktejl për besimtarët e pranishëm në faljen e kësaj xhumaje.

 

 

Myftiu mban hytben e parë të vitit 2012 në xhaminë “Ebu Bekër” - 6 janar 2012

Myftiu mban hytben e parë të vitit 2012 në xhaminë “Ebu Bekër” - 6 janar 2012

Myftiu mban hytben e parë të vitit 2012 në xhaminë “Ebu Bekër” - 6 janar 2012

Myftiu mban hytben e parë të vitit 2012 në xhaminë “Ebu Bekër” - 6 janar 2012