Paraditën e së enjtes,
më 5 dhjetor 2012, Myftiu i Shkodrës
Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar një
inspektim në xhamitë e dy fshatrave;
Mes-Myselim dhe Shtoj i Vjetër.
Fillimisht, në fshatin Mes-Myselim,
Myftiu është interesuar për të parë nga
afër nivelin e punimeve për ndërtimin e
xhamisë së re. I shoqëruar edhe nga
administratori i Myftinisë, menaxheri i
pronave të saj dhe imami i kësaj xhamie,
teologu Altin Nikshiqi, Myftiu ka
konstatuar një ecuri të dukshme dhe të
kënaqshme të punimeve që po bëhen prej
një viti në këtë xhami të re.
Me këtë rast Myftiu ka shprehur
kënaqësinë e tij për këtë arritje dhe ka
nxitur ecurinë e mëtejshme, duke pohuar
se koha është shumë e çmuar dhe se
detyra e Myftinisë dhe e ndërtuesve
është që ta përfundojnë sa më parë këtë
xhami të re për besimtarët e shumtë të
kësaj zone që e presin me padurim këtë
faltore të re dhe plot dritë në fshatin
e tyre.
Më pas Myftiu dhe stafi i tij, kanë
inspektuar punimet për meremetimin e
xhamisë në fshatin Shtoj i Vjetër. Janë
vëzhguar prej afër punimet për
meremetimin e dritareve të xhamisë, si
dhe janë dhënë udhëzime konkrete në
terren për disa ndërhyrje të domosdoshme
për komoditetin e besimtarëve
frekuentues të kësaj xhamie.
Myftiu ka falënderuar edhe
angazhimin e imamit të xhamisë së
fshatit Shtoj i Vjetër, teologut Ervil
Kuçi, i cili po angazhohet maksimalisht
për të shërbyer në këtë xhami, duke
afruar të rinjtë dhe duke u bërë një
shembull i mirë i përkushtimit dhe i
shërbimit në rrugë të lartësimit të fesë
së All-llahut.
Altin
Nikshiqi
Imam,
Mes-Myselim
|
|
|
|