Tashmë është realitet!
Duke nisur nga e xhumaja e fundit e
vitit 2011, dy xhamitë kryesore të
Shkodrës do të kenë nga dy imamë. Këtë
lajm e ka bërë publik Myftiu Imam
Muhamed Sytari, në takimin e zhvilluar
paraditën e së shtunës, më 31 dhjetor
2011, me katër imamët e dy xhamive
kryesore të qytetit.
Në këtë takim, Myftiu u ka
komunikuar imamëve, vendimin e Kryesisë
së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i
cila ka miratuar kërkesën e Myftinisë
Shkodër për të pajisur secilën nga dy
xhamitë kryesore të qytetit; atë “Ebu
Bekër” dhe atë të Parrucës, me nga dy
imamë.
Kështu, duke nisur nga dita e xhuma,
më 30 dhjetor 2011, xhamia “Ebu Bekër”
do të ketë si imamë të saj, teologët:
Idmir Plaku dhe Gilman Kazazi. Ndërkohë,
po nga ajo datë, xhamia e Parrucës do të
ketë si imamë të saj, teologët: Durim
Kasemi dhe Naim Drijaj.
Gjatë takimit të zhvilluar në
Myftininë Shkodër, Myftiu ka shpjeguar
se qëllimi i kësaj lëvizje, është rritja
e aktivitetit fetar në dy xhamitë
kryesore, zhvillimi i mëtejshëm i
mendimit teologjik, shtimi i vaseve,
kurseve fetare dhe rritja e cilësisë së
predikimit në to. Myftiu ka theksuar se
kjo lëvizje, mbi të gjitha ka një dobi
të madhe për komunitetin besimtar, si
dhe do të garantojë cilësi më të mirë në
shërbimet fetare për frekuentuesit e dy
xhamive kryesore të qytetit.
Më pas, biseda është përqendruar
te disa detaje të punës së përbashkët të
imamëve në xhami, si dhe është bërë një
lutje për mbarëvajtjen e punës së
imamëve të këtyre dy xhamive.
|
|
|