Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditën e së dielës, më 25 dhjetor 2011, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar vizitën tradicionale në dy famullitë e qytetit, me rastin e Krishtlindjes.
               
Fillimisht ai është ndalur në Famullinë Ortodokse, ku ka uruar drejtuesit e saj, At Aleksandër Petani dhe At Nikolla Petani. Në bisedën e përzemërt të zhvilluar në Kishën Ortodokse, është folur për bashkëpunimin dhe frymën e harmonisë në mes të dy institucioneve dhe besimtarëve të dy komuniteteve, në ruajtjen e paqes sociale dhe kultivimin e saj edhe te brezat që vijnë.
               
Në mesazhin drejtuar besimtarëve ortodoksë, Myftiu ka uruar një festë të mbarë plot gëzime. Ai është lutur që fryma e harmonisë ndërfetare të ruhet e paprekur si një vlerë e çmuar e kësaj shoqërie.
               
Më pas, Myftiu ka zhvilluar një vizitë në Famullinë e Shën Shtjefnit, ku ka uruar Arqipeshkvin e Shkodrës, mons. Angjelo Massafra. Edhe në këtë vizitë, Myftiu ka vënë theksin te domosdoshmëria e kthimit të njerëzve nga Zoti dhe shfrytëzimin e festave dhe ditëve të shënuara fetare për të nxitur besimin dhe kthimin nga vlerat e besimit dhe morali i fesë.
               
Në mesazhin e tij dhënë për mediat e pranishme, Myftiu ka vlerësuar se Shkodra është një model i bukur i frymës së harmonisë ndërfetare dhe se secili prej individëve të saj duhet të punojë për ta ruajtur këtë realitet, që është pjesë e vlerave të besimit në përgjithësi.
               
Një vizitë e veçantë ka qenë edhe ajo që Myftiu ka zhvilluar në Dioqezën e Sapës, ku ka uruar Ipeshkvin e saj, mons. Lucian Avgustin. Myftiu ka uruar të gjithë besimtarët e kësaj zone, duke u lutur që harmonia dhe mirëkuptimi të sundojë kudo në rrethet besimtare dhe në mesin e drejtuesve fetarë.

Myftiu i Shkodrës uron drejtuesit fetarë dhe besimtarët e krishterë - 25 dhjetor 2011