Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Namazi i akshamit i datёs 20 korrik 2010, nё xhaminё e Kirasit ёshtё drejtuar nga imami i ri i kёsaj xhamie teologu Ylli Buraniqi. Ka qenё Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, ai qё ka bёrё prezantimin zyrtar tё imamit tё ri para xhematit tё kёsaj xhamie.
           
“Kam kёnaqёsinё tё prezantoj para jush imamin e ri tё xhamisё Kiras, teologun Ylli Buraniqi. All-llahut (xh.sh) i lutem t’i japё mbarёsi zotёrisё sё tij dhe tё gjithё besimtarёve dhe frekuentuesve tё kёsaj xhamie, pёr t’i shёrbyer sa mё denjёsisht Thirrjes Islame dhe lartёsimit tё fesё islame nё kёtё vend!

Sot, mё shumё se kurrё kemi nevojё pёr vёllazёri e harmoni nё mes nesh. Nuk duhet tё lejojmё qё askush, me asnjё status, tё pёrçajё unitetin tonё islam dhe vёllazёrinё e shtrenjtё islame!”- ka thёnё ndёr tё tjera Myftiu i Shkodrёs.
           
Nga ana e tij edhe imami i ri i kёsaj xhamie, teologu Ylli Buraniqi, pasi ka falёnderuar Myftiun e Shkodrёs dhe Kryesinё e Komunitetit Mysliman tё Shqipёrisё pёr besimin e shprehur ndaj tij me kёtё emёrim nё drejtimin e xhamisё sё Kirasit, ёshtё lutur pёr mbarёsi dhe harmoni nё detyrёn e re nё mes tё besimtarёve tё lagjes Kiras.

M.Hoxha