Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e shtunë, më 17 dhjetor, Myftinia Shkodër ka zhvilluar një udhëtim dy ditor për disa nga imamët dhe aktivistët e saj. Destinacioni i këtij udhëtimi ishte Korça, e cila po kthehet dita-ditës në një qytet që tregohet me gisht, edhe për shkak të kompleksit bashkëkohor të Medresesë së saj.
           
Pas nisjes nga xhamia e Parrucës, ndalesa e parë ka qenë në qytetin e Kavajës, ku imamët janë pritur nga drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ylli Gurra (kryetar i K.P dhe Myfti i Librazhdit) dhe z. Genti Kruja (drejtor i kulturës).

Pasi kanë bërë një vizitë në Medresenë “Hafiz Ali Korça”, imamët janë pritur edhe nga Myftiu i Kavajës, H. Besnik Leçini. Pas faljes së namazit të mesditës në xhaminë kryesore të qytetit, në shoqërinë e Myftiut dhe të drejtuesve të Medresesë, ata kanë marrë pjesë në drekën e shtruar për nder të tyre. Gjatë saj janë këmbyer urime dhe lutje për mbarëvajtjen e angazhimeve të përbashkëta dhe gjallërinë e mëtejshme të jetës fetare dhe kulturore të muslimanëve shqiptarë.
           
Ndalesa e radhës ka qenë në hyrje të Elbasanit, ku është bërë falja e namazit të iqindisë, në xhaminë e Nazareshës, një prej xhamive më të vjetra të Shqipërisë.
           
Pas nja pushimi të shkurtër në xhaminë tërheqëse të Nazareshës, udhëtimi ka vazhduar deri në ndalesën tjetër, në qytetin e Prrenjasit, ku është bërë edhe falja e namazit të akshamit, në xhaminë kryesore të këtij qyteti, nën drejtimin e Myftiut të Librazhdit, z. Ylli Gurra.
           
Në orët e vona të mbrëmjes, vizitorët nga Shkodra kanë mbërritur në Korçë, ku janë akomoduar në ambientet e mrekullueshme të Medresesë. Aty është bërë edhe falja e namazit të jacisë dhe takimi i parë me drejtorin e shkollës, z. Omer Çallësh.
           
Për nder të mysafirëve nga Shkodra, drejtori i Medresesë, ka shtruar një darkë, në të cilën merrnin pjesë edhe Myftiu i Korçës, H. Qazim Muçi dhe Myftiu i Ersekës, z. Lauren Luli. Gjatë saj janë bërë edhe disa urime dhe përshëndetje si nga drejtori i shkollës, Myftiu i Korçës dhe Myftiu i Shkodrës, ku është vlerësuar madhështia e besimit, vlera e lirisë dhe nevoja për të bashkëpunuar në rrugën e lartësimit të Thirrjes Islame në Shqipëri.

Pas darkës, drejtori ka shoqëruar miqtë nga Shkodra në një vizitë të detajuar në ambientet e shkollës gjashtë katëshe, të pajisur me laboratore dhe klasa komode, ku spikasin pajisjet më të zhvilluara të teknologjisë moderne, nga tabelat inteligjente elektronike (dikur dërrasa e zezë), deri te fletoret elektronike, që mundësojnë zhvillimin e një ore mësimi me cilësi të garantuar.

Më pas është shfaqur edhe një program artistik në sallën e konferencave dhe të aktiviteteve të kësaj medreseje, ku përveç prezantimit të aktivitetit të saj gjatë dy viteve të fundit, janë kënduar ilahi, recitime etj.

Ndërkohë, dita e dytë ka nisur me faljen e namazit të sabahut në xhaminë e Medresesë, “Hafiz Osman”, ndërsa pas mëngjesit vizitorët nga Shkodra kanë bërë një bashkëbisedim të ngrohtë me drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ylli Gurra dhe z. Genti Kruja.

Në shoqëri të Myftiut të Korçës, H. Qazim Muçi dhe atij të Devollit, H. Artur Vrenozi, imamët  kanë vizituar edhe Myftininë e Korçës dhe xhaminë e Mirahorit, e ndërtuar në vitin 1496 nga Iljaz bej Mirahori. Ky ka qenë edhe stacioni i fundit i vizitës në qytetin e Korçës.

Në kthim, imamët kanë vizituar edhe qytetin e bukur të Pogradecit, ku janë pritur nga Myftiu, z. Namik Mahmutllari dhe është bërë falja e namazit të mesditës në xhaminë “Ebu Bekër” të këtij qyteti.

Pas një shëtitje në Pogradec, ndalesa e radhës ka qenë në hyrje të Librazhdit, ku për nder të vëllezërve nga Shkodra, Myftiu Ylli Gurra ka shtruar një drekë. Gjatë saj janë këmbyer urime e përshëndetje dhe është folur mbi rëndësinë që kanë takime dhe udhëtime të tilla, që e forcojnë harmoninë dhe frymën e vëllazërisë së sinqertë në mes tonë.

Ndërkohë, falja e namazit të iqindisë është bërë në xhaminë “Iman” të Librazhdit. Nga aty, udhëtimi ka vijuar drejt Elbasanit, ku pas faljes së namazit të akshamit në xhaminë “Mbret”, është zhvilluar edhe një vizitë në Myftininë e zonës. Në rolin e mikpritësit, Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, pasi i ka uruar mirëseardhjen në Elbasan, Myftiut të Shkodrës dhe imamëve, ka bërë një prezantim të punës dhe aktivitetit të kësaj Myftinie. Pas një bashkëbisedimi të ngrohtë dhe një pushimi të këndshëm në Elbasan udhëtimi ka vijuar drejt Kavajës.

Ndalesa e radhës ka qenë në Durrës dhe më pas ka vijuar deri në Shkodër.
Gjatë këtij udhëtimi, imamët kanë përjetuar momente të gëzueshme në shoqëri të njëri-tjetrit dhe në atmosferën e ilahive të kënduara nga imami Fitim Karmaj. Ata kanë kaluar dy ditë të gëzueshme, të cilat, ndonëse të lodhshme, ishin të mbushura me stacione të spikatura besimi, vëllazërie e harmonie.

 
Ilir Dizdari
Imam, Bardhej
 


 
Myftinia Shkodër falënderon Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
për këtë programim të mbarë dhe plot sukses, myftilerët e nderuar të qyteteve: Kavajë, Ersekë, Korçë, Devoll, Pogradec, Librazhd e Elbasan,
për mikpritjen e tyre dhe bisedat e vyera të këmbyera gjatë këtyre dy ditëve,
stafin e Medresesë së Kavajës për mikpritjen
dhe në veçanti drejtorin e Medresesë së Korçës, z. Omer Çallësh,
për shoqërinë e mirë dhe mikpritjen vëllazërore
gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës.

 

 

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011 

Imamë të Myftinisë Shkodër, vizitë në Medresenë e Korçës - 17 dhjetor 2011